Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE thotë se edhe “tranzicioni” për largimin e dinarit ua ndërlikon jetën serbëve, cilat masa kanë hyrë në fuqi sot

01/02/2024 - 15:03
në Kryesore, Lajme
A A
BE thotë se edhe “tranzicioni” për largimin e dinarit ua ndërlikon jetën serbëve, cilat masa kanë hyrë në fuqi sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës lëvizi duke njoftuar për një “tranzicion të lehtësuar” për zbatimin e rregullave të reja që përfshijnë edhe largimin e dinarit serb nga përdorimi në vend dhe pavarësisht se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte optimist se kjo do të mirëpritej, BE-ja tha se edhe kjo mënyrë rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e serbëve. Importimi i dinarëve pa leje të BQK-së ndalohet nga sot, por serbët që mbajnë dinarë nuk do të dënohen.

Sot ka hyrë në fuqi një rregullore e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që ndër tjerash, synon ta largojë nga përdorimi dinarin serb. Ajo parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa në vend.

Pas reagimeve kundërshtuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e QUINT-it, që kanë kërkuar pezullimin e vendimit duke shprehur shqetësimin për ndikimin e tij te qytetarët serbë, Qeveria njoftoi të mërkurën për një “tranzicion të lehtёsuar” për zbatimin e këtij vendimi, pa specifikuar se sa do të zgjasë kjo periudhë.

Çka (s’)lejohet prej sot? Qeveria tha se s’dënohen ata që mbajnë dinarë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi paralajmëroi të mërkurën se do të zhvillohet një fushatë informuese për qytetarët serbë në lidhje me rregulloren e re të BQK-së dhe se ata që mbajnë dinarë nuk do të dënohen. “Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës së një shteti tjetër”, tha ai.

Por tha se nga sot nuk lejohet importimi i parave nëse ai që e bën këtë s’është licencuar nga BQK-ja sipas standardeve të vendosura tashmë.

Bislimi tha se duan që “qytetarёt tё adaptohen sa mё shpejt, sa mё lehtё dhe pa dёmtime” me rregullat e reja të BQK-së.

“Mekanizmat e qeverisё qё kanё pёr obligim zbatimin nё praktikё tё kёsaj rregulloreje, do tё fokusohen nё plotni qё nё kёtё fazё tranzitore tё investojnё mё shumё nё informim dhe edukim tё bizneseve dhe qytetarёve e jo nё masa ndёshkuese nga dita e nesёrme”, theksoi zëvendëskryeministri. “Nëse një qytetar paguan me dinarë, shkelja ndodh nga ana e shitësit”, tha Bislimi, duke shtuar se “edhe edukimi do të jetë i fokusuar më shumë te bizneset”.

Ai tha se Ministria e Tregtisё dhe Industrisё ёshtё pёrkujdesur qё Agjencia pёr Regjistrimin e Bizneseve tё fillojё operimin edhe nё komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë nga serbët, nё mёnyrё qё “bizneset tё mund tё regjistrohen e fiskalizohen”.

Gjatë kësaj periudhe, Bislimi tha se “bankat komerciale qё operojnё nё Kosovё kanë dhe janё udhёzuar tё hapin degё tё reja nё katër komunat veriore tё vendit dhe poashtu Banka Qendrore i detyron tё njëjtat qё tё ofrojnё xhirollogari bankare bazike e tё cilat nuk bartin asnjё kosto pёr poseduesit e tyre”.

Ai tha se “është e krijuar artificialisht brenga e mungesë së llogarive bankare dhe mosfamiljarizimi në pagesa me euro” te serbët. Qeveria, siç tha Bislimi, për çdo muaj transferon para në euro te 26 mijë e 984 pensionistë serbë.

“Do të thotë që secili nga këta 26,987 pensionistë, që janë diku 35% e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, kanë llogari bankare, pranojnë euro dhe kryejnë pagesa me euro si edhe secili qytetar tjetër i Kosovës. Pensionet që marrin nga Serbia janë mbi këto pensione që marrin nga Kosova, por që pa asnjë problem mund të transferohen në të njëjtat llogari bankare ekzistuese. E njëjta vlen edhe për 2.205 familje që përfitojnë nga asistenca sociale nga Republika e Kosovës, apo për 4.244 fëmijë që përfitojnë nga shtesat universale për fëmijë dhe 1.372 llogari bankare ku thesari derdh mjetet e veta financiare për të mbështetur lehonat në 6 muajt e parë pas lindjes”, tha ai.

Sipas Bislimit, në Kosovë janë 33.090 llogari bankare te të cilat shteti i Kosovës “ka transferuar dhe vazhdon të transferojë pagesa në euro”. Ai tha se janë “diku 10.000 llogari bankare që ekzistojnë në pronësi të qytetarëve serb por që nuk kanë pranime nga shteti”, ndërsa shtoi se “bankat komerciale janë të hapura edhe për klientët tjerë që kërkojnë hapjen e llogarive të ngjashme”.

Bislimi paralajmëroi se Banka Qendrore e Kosovës do të kujdeset që “në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Serbisë të gjejnë mekanizmin e përshtatshëm për sigurimin e transferit të donacioneve që Serbia dëshiron të dërgojë tek qytetarët e komunitetit serb në Kosovë”.

Në këtë paraqitje, zëvendëskryeministri dukej shumë optimist se ky “tranzicion” mirëpritet prej ndërkombëtarëve. “Qëllimet e Bashkimit Europian janë të mira. Ata duan që vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës të zbatohen pa krijuar tensione”, tha ai.

BE sërish e pakënaqur, kërkon periudhë të gjatë tranzicioni dhe diskutime në dialog për këtë çështje

Bashkimi Europian i ka kërkuar Kosovës periudhë të gjatë tranzicioni për zbatimin e rregullores së re të BQK-së, duke shprehur shqetësimin se rrezikohet t’u ndërlikohet jeta serbëve si pasojë e kësaj, për shkak të “mungesës së konsultimeve paraprake”.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja përmes një deklarate të lëshuar mëngjesin e sotëm.

Blloku europian kërkoi që Kosova këtë çështje ta shqyrtojë në dialog dhe zgjidhja të dalë nga negocimi me Serbinë.

“BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë të gjatë tranzicioni dhe të gjejë zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, u tha në reagim.

BE tha se është e shqetësuar veçanërisht për ndikimin që do ta ketë zbatimi i kësaj rregulloreje në shkolla dhe spitale, “duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”.

Osmani: Të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët

Para se të jepej lajmi për “tranzicionin e lehtësuar”, presidentja Vjosa Osmani tha të martën se po diskutoheshin “një sërë opsionesh” në lidhje me zbatimin e rregullores së re të BQK-së. Ajo paralajmëroi se “do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike”.

“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam e bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”, tha Osmani.

Ajo tha se kjo është një nga çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin edhe sigurinë e shtetit. Dhe në këtë pikë, presidentja theksoi se “sa herë i kemi aleatët tanë në krah, atëherë tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës sonë në tërësi”.

Si shembull, Osmani e përmendi çështjen e targave të automjeteve, që tashmë pranohen si në Serbi ato të Kosovës, si në Kosovë ato të Serbisë. Ajo kujtoi se edhe për këtë çështje ndërkombëtarët kishin kërkuar shtyerjen e vendimit. “Dhe siç po e shihni sot, gati të gjithë qytetarët që jetojnë në veri kanë transferuar targat e tyre në targa të Republikës së Kosovës”, tha presidentja.

Në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë dinari është valuta kryesore që përdoret për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë pagat i marrin me dinarë, ashtu siç paguhen pensionet e serbëve nga Beogradi, shtesat për fëmijë e ndihmat sociale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë