
Është arrestuar një person i dyshuar në Vushtrri, pasiqë i njejti ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj një femre, njofton Veriu.Info.
Sipas raportit policor viktima femër me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj ndërsa i dyshuari pasi intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti policor:
Vushtrri 01.02.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, dhe ka ushtuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.











