Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu zhvilloi takim me Mike Turner, biseduan në lidhje me sfidat e sigurisë me të cilat po ballafaqohet Kosova

02/02/2024 - 15:58
në Lajme
A A
Musliu zhvilloi takim me Mike Turner, biseduan në lidhje me sfidat e sigurisë me të cilat po ballafaqohet Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë qëndrimit në SHBA, zhvilloi takim me kryesuesin e Komisionit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve, Mike Turner.

Gjatë takimit u fol për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave, me zotim se do të vazhdohet bashkëpunimi i deritashëm me interes të dyanshëm.

Deputetja Musliu informoi kongresistin Turner lidhur me sfidat e sigurisë, me të cilat po ballafaqohet Kosova së fundmi, por edhe për angazhimin e komisionit që udhëheq për një bashkëpunim sa më të mirë dhe mbikëqyrje sa më profesionale të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Po ashtu, Musliu potencoi bashkëpunimin e shkëlqyer që AKI ka me institucionet relevante në SHBA dhe përkrahjen e deritashme që i është ofruar qoftë AKI-së drejtëpërdrejt, qoftë institucioneve tjera të sigurisë në Kosovë.

Nga aspekti i legjislacionit, kongresisti Turner u njoftua për procesin e plotësim-ndryshimit të ligjit për veprimtarinë e AKI-së, me të cilin parashihet përmirësimi dhe ngritja e kapaciteve teknike dhe njerëzore të këtij institucioni.

Lidhur me plotësim- ndryshimin e ligjit për veprimtarinë e AKI-së, Musliu tha se mirëpret sugjerimet nga praktikat më të mira të komisionit homlog nga kongresi.

Kongresisti Turner u njoftua nga Musliu edhe me rrethanat aktuale teknike dhe operacionale në të cilat vepron Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe me mungesën e hapësirës adekuate për të ushtruar funksionin, në të cilin do të shkëmbeheshin informatat sensitive dhe me interes për komisionin.

Kongresisti Turner ka qenë për vizitë në Kosovë në gusht të vitit 2023 (anëtar i komisionit aktual është nga viti 2015, kurse kryesues nga janari i viti 2023), dhe është i njohur me zhvillimet, ndërsa ishte i hapur për bashkëpunim duke ofruar çdo lloj asistence (shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim teknik), në mënyrë që Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së të përfitojë nga praktikat më të mira amerikane.

Nga aspekti operacional, kongresisti Turner ndau edhe informatën se komisionet e ndryshme parlametare (NATO, BE, Mbretëri të Bashkuar etj.), kanë praktika të ndryshme dhe se duhet parë poashtu se në mos janë më të përshtatshme për rrethanat aktuale në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë