Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

11 milionë udhëtarë përdorën Trafikun Urban, tollovia nëpër autobusë synohet të ulet me ardhjen e flotës së re

03/02/2024 - 11:35
në Lajme
A A
11 milionë udhëtarë përdorën Trafikun Urban, tollovia nëpër autobusë synohet të ulet me ardhjen e flotës së re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

11 milionë udhëtarë kanë shfrytëzuar autobusët e Trafikut Urban gjatë vitit 2023, ndërsa për një ditë numri i tyre shkon në mbi 30 mijë, ndërsa risi për TU-në do të jetë sjellja e autobusëve të rinj, me ç’rast gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online kryeshefi i Trafikut Urban, Burim Maraj.

Maraj, ka folur për sfidat e sukseset e ndërmarrjes, ndërsa për ankesat e udhëtarëve, kërkon mirëkuptim për shkak të numrit të kufizuar të autobusëve. E me ardhjen e flotës së re të autobusëve, Maraj është optimist se do të evitohet tollovia nga udhëtarët.

“Momentalisht ato që autobusët janë të stërmbushura dhe ne gjithmonë bëjmë apel që me pas durim edhe pak, pasi shpresoj që gjatë këtij viti do ta kemi flotën e re të tyre, ku prej 51 autobusëve do të shtohen flota deri në 81 autobusë dhe ndërkohë do të kemi korsi të reja për autobusët, për të cilat komuna besoj që do të ndërmarr masa e kjo i liron edhe qarkullimin e autobusëve e po ashtu edhe do të ketë risi tjera”, tha Maraj.

“… jemi në proces të përgatitjes përmes konsulencës ndërkombëtare, ata do të përgatisin terma të referencës, brenda muajit do të kemi një kontratë të re, e pastaj brenda disa muajve do të dalë shpallja publike për autobusët e rinj ku shpresojmë brenda vitit 2024 pritet t’i kemi edhe 30 autobusë të rinj, prej tyre siç e dini 6 elektrik edhe mendoj që duke i parë bendet tjera do të jetë një risi edhe për vendet e rajonit”, deklaroi Maraj.

E ndryshimet e çmimit të biletave, Maraj e quan të suksesshme, pasi gjatë vitit 2023 kanë përfituar mbi 600 mijë euro më shumë si shkak i shitjes së biletave vajtje-ardhje.

“Vitin e kaluar me disa ndryshime në pjesën e marketingut e sidomos kjo e biletave, vajtje-ardhje ditore ka rezultu me qenë shumë e suksesshme. Është përdorë shumë dhe kemi ngritje në shitjen e biletave prej 23 për qind apo diku mbi 600 mijë euro kemi shitur më shumë bileta, e që i bie si Ndërmarrje jemi të kënaqur me arritjen e vitit të kaluar e po ashtu kemi shti edhe një metodë të re të pagesës, përmes SMS, një pjesë e saj veçse ka kaluar në tetor, nëntor e dhjetor dhe brenda këtyre muajve po shihet se është një ngritje e konsumimit të këtyre biletave, pra njerëzit po i blejnë përmes SMS dhe gjë që na bën të ndihemi mirë”, u shpreh ai.

Aktualisht për një ditë, mbi 20 mijë qytetarë shfrytëzojnë autobusët e Trafikut Urban, ndërsa ky numër synohet të rritet me ardhjen e autobusëve të rinj.

“E rëndësishme po ashtu është edhe rritja e numrit të udhëtarëve një numër prej 20 mijë në ditë tash 35 deri 38 mijë në ditë apo mbi 11 milionë në vit udhëtarë, është një shifër e madhe andaj ndërlidhet me atë që kjo ngritje gjithmonë krijon pak pakënaqësi për shkak të hapësirës të cilat i kanë autobusët, flotat s’janë rritur ende, andaj presim që me autobusët e rinj do ketë më shumë mundësi e hapësirë drejt udhëtimit me autobusët e Trafikut Urban”, u shpreh Maraj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë