
Ditën e djeshme, tre zyrtarë policor janë sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona në Prizren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheh Emini”, kur tre policë të njësitit të narkotikëve po ndiqnin një person të dyshuar. I dyshuari duke ikur ishte futur në një kafiteri dhe pasi edhe polia u fut brenda, tre punojësit e kafiterisë i sulmuan dhe kërcënuan ata.
Kështu, i dyshuari që ishte në kërkim dhe tre të tjerët u arrestuan. Këta të fundit u ndaluan për 48 orë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Tre tē dyshuarit që kanë sulmuar zyrtarët policor me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Ndërsa i dyshuari për posedim të sumstancave narkotike është liruar procedurë të rregullt.”, tha Bytyqi.
Të dyshurit e ndaluar janë: K.K viti i lindjes 1992, ɓ K.K. viti i lindjes 1995, dhe A.SH. viti i lindjes 1993. Nga Prizreni.
Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se njëri nga të dyshuarit për sulm dhe kërcënim ndaj zyrtarëve policor është asamblisti i kuvendit komunal nga radhët e Vetëvendosjes në Prizren, Adem Shabanaj.











