Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kujdes! S’është mençuri të dalësh kundër Amerikës”/ Haliti: Vendimi për dinarin të pezullohet – Kurti të koordinohet me QUINT-in

03/02/2024 - 22:11
në Kryesore, Lajme
A A
“Kujdes! S’është mençuri të dalësh kundër Amerikës”/ Haliti: Vendimi për dinarin të pezullohet – Kurti të koordinohet me QUINT-in
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reagime të shumta nga ndërkombëtarët kanë ardhur në drejtim të Kosovës, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit në vend.

Lidhur me këtë, SHBA-të shprehën shqetësime se mund të ketë tensione të reja në veri nga serbët.

E, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, kritikon kryeministrin Kurti dhe qasjen e tij, derisa kujton kur ai e kishte quajtur naiv sekretarin amerikan Blinken.

Haliti ia kujton se Kosova është bërë e pavarur nga aleatët amerikanë.

“Po më duhet të flas jo për të dhënë mend por për të shfaqur një mendim. Albinit po i duket vetja se është kërthiza e botës dhe se leksionet e tij duhet t’i dëgjojnë e zbatojnë të tjerët. Ky e quajti edhe Sekretarin e Shtetit të SHBA naiv, dhe denjoj t’i kërkojë falje. Por, a ka harruar Albini që në procesin e çlirimit të Kosovës ai i mbante dhjetë kile lesh në kokë dhe s’ia ka fishkëllyer njeri i gjallë në botë. A e di ai e shpura e tij që Amerika me aleatët e vetë e kanë bërë Kosovën të pavarur? Besoj që siç e di gjithë populli i Kosovës, e di edhe ai”, thotë ai.

Deputeti përkrah qëndrimin e perëndimit që vendimi për dinarin të shtyhet, teksa thotë se s’është mençuri të dalësh kundër Amerikës.

“Shtetet e perëndimit nuk dolën kundër rregullimit shoqëror të Kosovës, por po insistojnë të gjithë pa përjashtim që të shtyhet fillimi i zbatimit të këtij vendimi. Të dalësh sot si Kosovë kundër perëndimit e në veçanti kundër SHBA, nuk është mençuri dhe as nuk vlerësohesh si shtetar i mençur”, thekson Haliti për Gazeta Blic.

Sipas tij, Kurti duhet ta pezullojë vendimin dhe të thotë se po ndryshon kurs politik për shkak të kërkesave të perëndimit e të harmonizohet me ta.

“Unë mendoj që duhet të pezullohet vendimi dhe Kryeministri të deklarohet që po e ndryshon kursin politik lidhur me këtë çështje bazuar në kërkesat e shteteve të perëndimit, dhe do t’i harmonizojmë veprimet sipas udhëzimeve të ndërkombëtarëve. Ky qëndrim nuk e dobëson Kosovën por përkundrazi e forcon para komunitetit ndërkombëtar”, vlerëson Xhavit Haliti.

Ndërsa, sa i përket rrezikut të tensioneve të reja në veri nga serbët pas këtij vendimi, deputeti i PDK-së thotë se Qeveria duhet të angazhohet që të mos ndodhin ato, teksa inkurajon Kurtin që t’i ftojë ambasadorët e Quint-it dhe të ketë dakoordim me ta për këtë çështje.

“Sa i përket tensionimit të situatës, mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të jetë faktori kryesor që angazhohet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, duke i harmonizuar të gjitha veprimet, mbështetur në Kartën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. BQK-së nuk duhet lejuar që të bëjë veprime të pa matura dhe në kundërshtim me politikat e Qeverisë. Vendimet e tilla duhet studiuar mirë dhe fillimi i zbatimit të fillojë në një moment tjetër. E inkurajoj Kryeministrin e Kosovës që t’i ftojë ambasadorët e Kuintit dhe bashkë me ta të dakordësohen edhe për këtë çështje. Siguria e Kosovës është në duart e SHBA, BE e BM, respektivisht NATO S. Prandaj kujdes”, deklaron deputeti Haliti./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë