Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish koloneli i FSK-së tregon skenarët e Serbisë për trazira për çështjen e dinarit: Vendimi të prolongohet për të shmangur tensionet

03/02/2024 - 22:36
në Kryesore, Lajme
A A
Ish koloneli  i FSK-së tregon skenarët e Serbisë për trazira për çështjen e dinarit: Vendimi të prolongohet për të shmangur tensionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

SHBA-të shprehën shqetësimin se kjo çështje mund të shkaktojë tensione të reja nga serbët në veri.

Kundër vendimit përpos Serbisë, u deklarua edhe Bashkimi Evropian e Franca.

Lidhur me këtë, shqetësimin e ndanë me ambasadorin amerikan në vend edhe ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se me Kushtetutë dhe ligj e kemi vetëm monedhën e euros, por që vendimi i BQK-së është dashur të analizohet dhe të konsultohen aleatët ndërkombëtarë.

“I bashkangjitem shqetësimit të ambasadorit amerikan për dinarin, po zgjohemi në mëngjes dhe çdoherë po dëgjojmë lajme për një situatë tjetër, po na përsëriten ciklet e krizave të ndryshme. Sikur vitin e kaluar, edhe ky vit. Nuk ka asnjë qytetar të Kosovës që nuk është pro heqjes së dinarit nga përdorimi. Fatkeqësisht, sovraniteti i vendit nuk është shtrirë në mbarë territorin dhe përdorimi i dinarit si monedhë ka vazhduar gjithë këto vite. Pra, ne edhe me Kushtetutë dhe ligj kemi monedhë zyrtare vetëm euron. Mirëpo në këtë situatë, kur u nxor ky vendim i BQK-së, që nuk është risi sepse është në ligj dhe Kushtetutë, ndoshta është dashur të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti në këtë vendim, të riaktualizohej çështja e përdorimit të dinarit në pjesën veriore, pa konsultimin me aleatët dhe mos të shkakton kriza. Konsideroj, pasi që kemi paralajmërimit e Hovenierit dhe BE-së, kishte me qenë mirë që ky vendim të anulohet”, shprehet ai.

Ai thotë se Departamenti i Shtetit reagon për situata serioze dhe që mund të ketë problem, e kanë të bëjnë me mbrojtje të territorit të Kosovës.

“Kur kemi të bëjmë me SHBA-të, nuk mund t’iu flasim atyre për sovranitetin e Republikës, kur atë e mbrojmë bashkë me ta. Pra, edhe e kemi krijuar së bashku. SHBA-të, sikur Departamenti i Shtetit që reagoi, nuk reagojnë në çdo situatë. Ata reagojnë kur situatat janë shumë serioze dhe mund të ketë problem, në bazë të analizave të tyre, pra edhe çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes për territorin e Kosovës”, thekson Veseli për Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë