Ka filluar bllokimi i rrugës në Rudar afër vendkalimit në Merdare. Siç ishte njoftuar më parë, bllokada është organizuar nga Shoqata e Serbëve të Zhvendosur nga Kosova.
Gazetari i RTS-së nga terreni ka raportuar se rruga është bllokuar tërësisht nga një kamion dhe se bllokada do të jetë çdo të hënë nga mesdita deri në orën 15:00.
Siç thuhet, bllokimi i trafikut do të kryhet për shkak të “terrorit” mbi serbët siç e quan kjo shoqatë.











