
Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që të caktojë në pozitën e ushtrueses së detyrës së Rektorit profesoreshën e Fakultetit të Gjeoshkencave, Nurten Beligradi Deva, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info merr vesh nga burimet brenda Universitetit se Këshilli Drejtues ka shfuqizuar konkursin për zgjedhjen e rektorit ku ishte zgjedhur profesoresha Merita Shala.
Në vend të Shalës është caktuar si U.D. Nurten Beligradi Deva.











