
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditë më parë ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
Ai deklaroi sot se ani pse ka pritur shumë për zgjidhjen e problemeve të mbeturinave ajo nuk u zgjidh.
“Rezultatet nuk kanë qenë në pritshmëritë e mija në dikasteret e ndryshme në këtë rast të shërbimeve publike, çështja e mbeturinave është diskutuar vazhdimisht, kam vendos shumë data për zgjidhjen e këtij problemi por nuk është zgjedhur”, theksoi Rama.
Kryetari Rama thotë se të gjitha mundësitë kanë qenë të zgjidhët ky problem.
Qytetarët na kanë zgjedh me ky punë e jo me pas zhagitjen të proceseve, thotë Rama.
“Nuk kam pas mundësi tjetër përveç me e ndërruar drejtorin për arsye të pamundësisë për me zgjedh problemin e mbeturinave. Kam bërë presion të zgjidhët ky problem, të gjitha mundësitë i kemi jap me subvencione. Qytetarët na kanë zgjedh me kry punë e jo me pas zhagitje të proceseve”, deklaroi Rama në CONETXT të ATV-së.












