Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj: Mësimdhënësit të pakënaqur me skemat pensionale, ndryshimet e bëra sikur të jenë të qëllimshme

07/02/2024 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se do t’i drejtohen Institucionit të Avokatit të Popullit. E gjithë kjo ka të bëjë me pakënaqësitë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.

Kryetari i SBASHK-ut konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka shkelur ligjin me këto ndryshime dhe për këtë kërkojnë vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.

Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve ’90 në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët.

E për këtë vendim, ai rendit disa arsye të lidhura me një çështje, e cila po përmendet tash e sa kohë.

“Arsyeja është ndryshimet e bëra në skemat pensionale të financuara nga shteti e ne nuk jemi përfshirë në këto skema por me të dalë ndryshimi që është bëre, pasojat po shihet ngase këto ndryshime godasin sistemet arsimore duke u mohuar të drejtat e fituara më parë. E kam fjalën në ligjin që ishte pa ndryshime, neni 8, pika e 6 ua numëronte mësimdhënësve të Republikës së Kosovës dhe punëtorëve tjera në vitet e 90-ta si kontribut dhënëse pas 6 viteve për ta marrë pensionin e plotë”, tha Jasharaj për Ekonominë Online.

Jasharaj deklaroi se me këto ndryshime vitet ’90 numërohen si numra por pensionet përshkallëzohen në mënyrën më ironike, duke thënë se ministri Murati si vite i numëroi vetëm ato që ata kanë dhënë kontribute gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.https://zeri.info/inarticle.html

“Pra pensionet llogariten nga viti i kaluar deri në vitet ’90, ndërsa vitet që ishin pranuar dikur tash njihen vetëm sa për të bërë 15 vjet, por nuk numërohen si të tilla, dhe të pensionuarit do të jenë shumë të dëmtuar, dhe nën dy ndryshimet e bëra sikur të jetë e qëllimshme prek në statusin e punëtorit të arsimit të Kosovës, ligj ky i nxjerrë nga MASHTI”, theksoi Jasharaj.

Tutje, ai deklaroi se është thënë gabim se në të kaluarën nuk ka ndodhur diçka, pasi sipas tij kanë duartrokitur vazhdimisht nëpër institucione.

“E çfarë bëri qeveria ‘Kurti’, mësimdhënësve të dëbuar me forcë nga regjimi serb, ua njohu këto 9 vjet, neve si numra por mësimdhënësit të Kosovës janë të dëmtuar, ngase është dëmtuar edhe ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të Kosovës”, u shpreh Jasharaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë