Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sanduloviq jep detaje si u maltretua nga BIA -prezent ishin edhe Radojçiq dhe Rakiq

07/02/2024 - 18:02
në Kryesore, Lajme
A A
Sanduloviq jep detaje si u maltretua nga BIA -prezent ishin edhe Radojçiq dhe Rakiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kandidati për president në Serbi, Nikolla Sandulloviq, u rrah brutalisht me 3 janar pasi publikoi video duke bërë homazhe në Prekaz. Në një intervistë për T7, ai dha detaje rreth asaj se çka përjetoi nga BIA serbe. Sandulloviq tha se nuk do të dorëzohet e do ta ekspozojë kriminalitetin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Sanduloviq tha se në maltretimin e tij ka marrë pjesë edhe ish kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Ishin 2 me xhipa dhe 1 ishte jashtë furgonit dhe në prani të 2 policëve më kanë rrëmbyer. Mund t’i identifikoj me siguri shumë njerëz që ishin aty dhe me shumë gjasa mund të them se në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiq, si dhe Zvonko Veselinoviç. Madje mund të them se edhe Goran Rakiq ishte natën. Ai ishte 1 në 5 persona. Krejt e kanë regjistruar në telefon. Gjithçka që më kanë bërë prej ores 2 e gjysmë deri në 9 të mbrëmjes. Dhe nuk i dhanë asnjë informatë familjes sime. Kam ende dhimbje ne zonën e brinjës në anën e majtë, ndaj më kanë thënë të vi në terapi dhe po presim momentin kur do të fillojë rikuperimi që të më përmirësohet paksa gjendja”, tha Sanduloviq në një intervistë për T7.

Politikani serb që vitin e kaluar ishte pritur në zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, nuk është kontaktuar nga ky i fundit që prej lirimit të tij, megjithatë e falënderon Albin Kurtin për ngritjen e çështjes së rrëmbimit të tij dhe ndihmën për lirim.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Kurti prej lirimit. Unë mendoj se ai ka bërë mjaft me faktin që ka kontaktuar familjen sa isha i rrëmbyer dhe ai ishte vërtet i përditësuar për të ngritur çështjen dhe për të më ndihmuar të lirohem në mënyrë që të mund të mjekohem. Nuk kam pasur asnjë mesazh nga Aleksandar Vuçiq. A e ke parë gazetarët shqiptarë që pyesnin çfarë është duke ndodhur me mua? Sa për rrahjet, ai do heshtë gjatë, ai shtiret si i çmendur sepse është i mësuar që të gjitha veprave të tij kriminale t’u përgjigjet me heshtje dhe injorim, por sa të jem gjallë nuk do ta lë të ndodhë kjo. Kjo sqaron edhe se ai mban përgjegjësi të plotë, sepse nëse dikush nuk mundet të të rrah me orë të tëra në një institucion që përfaqëson qeverinë”, deklaroi Sanduloviq.

Sanduloviq tha se Vuçiqi e ka Radojçiqin levë kryesore në Kosovë.

“Ai nuk rrah askënd, as nuk ndjek penalisht askënd. Ata shpesh fitojnë këtu dhe madje janë të pranishëm kudo. Ne do të mundohemi ta shpërfaqim se Radojçiq nuk ishte në gjendje të punonte i vetëm. Kjo tregon se sa mbrohet drejtpërdrejt nga Vuçiq. Ai e ka Radojçiqin levë kryesore në Kosovë, me gjithë frikësimet që ia bën popullit. E patë që populli serb u ngrit në ato pjesë të caktuara dhe e etiketuan atë si kriminel dhe e shihni se shqetësimet e tij janë të ngritura. Njerëzit pushuan së frikësuari. Mendoj se ky është fillimi i fundit të atij regjimi dhe atij grupi kriminal të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq”, tha Sanduloviq për T7.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë