Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pasoja nëse nuk dëgjohen kërkesat e SHBA-së”/ Lutfi Haziri: Po i vie fundi durimit të ndërkombëtarëve me Albin Kurtin

08/02/2024 - 08:10
në Lajme
A A
“Pasoja nëse nuk dëgjohen kërkesat e SHBA-së”/ Lutfi Haziri: Po i vie fundi durimit të ndërkombëtarëve me Albin Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffry Hovenier të martën ka kërkuar edhe njëherë që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb të shtyhet.

Madje, ai ka paralajmëruar pasoja në cilësinë e partneritetit me Kosovën, në rast se kryeministri Albin Kurti, nuk dëgjon kërkesat e SHBA-së për çështje të ndryshme.

Kërkesa që të shtyhet ky vendim kanë pasur edhe të gjitha vendet e QUINT-it.

Këto të fundit nuk e kanë kritikuar vendimin, por mënyrën e implementimit.

Lidhur me këtë për Front Online ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas tij, kjo çështje edhe njëherë po e dëshmon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Haziri thotë se politika e aktit të kryer është metodë e kryeministri Kurti, por se kjo nuk zgjatë dhe se ky i fundit siç thotë Haziri tërhiqet mbrapa.

Me politikat që po i bën kryeministri Kurti, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri po deklaron se durimi i partnerëve ndërkombëtarë po harxhohet.

“Tani më limitet e tolerancës dhe të durimit të partnerëve po harxhohen karshi kësaj qeverisje sepse plani i ri disa pikësh i Qeverisë Kurti lidhur me këtë çështje është diçka ku po vihet prapë në lojë partneriteti dhe mbështetja që Kosova e ka nga partnerët ndërkombëtar”, është shprehur Haziri.

Haziri: Kam frikë se pakoja e dytë e masave do ta prek edhe popullin e Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri për Front Online ka folur edhe për masat e Bashkimit Evropian që ende janë në fuqi ndaj Kosovës.

“Tani këto masa janë për funksionarë të qeverisë dhe institucioneve dhe droja më e madhe është që pakoja e dytë mund të shkaktojë masa kolektive. ShBA-ja edhe më tutje është partner kredibil dhe gjithmonë e ka mbajt fjalën e vet dhe edhe në këtë rast e mban fjalën e vet, ata kanë partneritet me popullin e Kosovës e jo me funksionarë të Kosovës dhe kam frikë se këto masa mos po e prekin edhe popullatën e Kosovës sepse 300 milionë euro suspendim apo ngrirje të fondeve të BE-së janë në fuqi tash e një vjet, 500 milionë euro të fondit të Ballkanit Perëndimor ku Kosova është përjashtuar dhe efekte të tjera që me masa eventualisht mund të forcohen. Kjo është ajo që Kosova po e vuan politikisht këto ditë”, ka shtuar Haziri.

Ai ka përmendur edhe paralajmërimet e ambasadorit amerikan Hovenier se mund të ketë pasoja në cilësinë e partneritetit në rast se nuk dëgjohen kërkesat e ShBA-së.

“Vet ambasadori amerikan Hovenier ka thënë që kredibiliteti i marrëdhënieve do të preket shumë nga masat e Qeverisë, sepse nuk po kërkohet largim i rregullores e as suspendim por po kërkohet periudhë tranzicioni dhe rregullim i brendshëm në mënyrë që me u gjet një rrugë ku nuk do të preken interesat e pakicës nacionale të serbëve në Kosovë si mekanizëm kushtetues i rregulluar”, ka thënë ndër të tjera ai.

A mund të ndikojë vendimi për ndalimin e dinarit serb në dialog? Ja çka thotë Lutfi Haziri

“Dialogu Kosovë-Serbi tani është në një ngërç”.

Kështu ka deklaruar për Front Online nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri kur është pyetur se a mund të ndikojë vendimin për dinarin serb në dialogun Kosovë-Serbi.

“Natyrisht që tash dialogu Kosovë-Serbi është në një lloj ngërçi që prej zgjedhjeve të fundit në Serbi, nuk ka pas ndonjë progres përveç që Serbia ka pranuar simbolet e Kosovës siç janë letërnjoftimi dhe regjistrimi i automjeteve dhe implementimi i marrëveshjes së energjisë”, ka thënë ndër të tjera Haziri për Front Online.

Sipas Hazirit tashmë Kosova duhet të lëviz para dhe kjo lëvizje e saj lidhte me draft-statutin e Asociacionit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë