Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se kur e dëgjon Lutfi Hazirin, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i DASH-it e i BE-së, me sigurinë dhe vetëbesimin që flet.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në anën tjetër, partia e tij nuk është në gjendje të ketë një qëndrim të qartë për plot çështje.
Postimi i plotë:
Kur e ngon njeri Lutën, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe BE’së. Me sa siguri e vetëbesim flet. A në anën tjetër, partia e tij nuk është në gjendje me pasë qëndrim të qartë për plot çështje.












