Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga këngëtari Gjiko për kryeredaktorin Lavdim Hamidi dhe drejtorin Enis Veliu të portalit “Front Online” për shpifje duke kërkuar edhe masë sigurie ndaj postimeve të tyre në Facebook.
“Menjëherë pas publikimit të një pjese të aktakuzës me të cilën Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon këngëtarin Asdren Gjikolli, të njohur si Gjiko, ky i fundit ka paditur për shpifje gazetarët e portalit “Front Online”, kryeredaktorin Lavdim Hamidi dhe drejtorin Enis Veliu, duke kërkuar edhe masë sigurie ndaj postimeve të tyre në Facebook.Postimet ndërlidhen me raportimet e tyre në FrontOnline”, thuhet në reagim.
Mirëpo në reagimin e AGK-së thuhet se këto padi nuk kanë për qëllim të fitohen në gjykatë por të frikësojnë mediat dhe të largojnë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë ndaj këngëtarit Gjiko.
“AGK konsideron që paditë dhe kërkesat për masë të përkohshme përmbajnë elemente të Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP), padi këto që nuk kanë për qëllim të fitohen në gjykatë, por të frikësojnë mediat dhe të largojnë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë ndaj këngëtarit Gjiko”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.
Tutje shkruhet se AGK-ja, besojnë që Gjykata Themelore në Prishtinë do të trajtojë këto padi në mënyrë profesionale dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.













