Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur fjalën e tij në seancën Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku tha se situata në Kosovë po bëhet e vështirë për serbët, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb.
Ndër të tjera, ai e përmendi edhe armatosjen e Kosovës, që siç duket e ka shqetësuar pasi vendi ynë po ndihmohet me armatim, raporton Sinjali.
“Kosova është e sanksionuar me masa, ndërkaq tash po armatoset nga ata që e kanë sanksionuar”- tha ai.
Ndryshe, në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili akoma nuk ka marrë fjalën.













