
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në një vendopunishte, më saktësisht në një gurthyes në Çirez, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Veriu.info mëson se një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrëp pasi dyshohet se u zu nga një ekskavator.
Rastin e vdekjes së personit e ka konfirmuar për Veriu.info edhe Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se një person është gjetur pa shenja jete në një vendpunishte në Çirez.
“Mund të konfirmoj se një person është gjetur pa shenja jete në një vendpunishte në fshatin Çirez në Skenderaj, rrethanat e vdekjes ende nuk dihen.” – tha Zahiti për Veriu.info.












