Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Arsimit, serbin Vid Janicijevic.
Kështu ka mësuar nga burimet e saja Gazeta Online Veriu.info.
Shkarkimi i drejtorit ka ndodhur para pak ditësh.
Janicijevic është djali i ish nënkryetares së komunës së Zveçanit, Slaxhana Pantoviq, e cila njihet për afërsinë e saj më kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u takua së paku dy herë në qeveri.
Por përtej këtij raporti me kryeministrin Kurti, nëna e drejtorit të arsimit, i thuri lavde njërit nga terroristët e vrarë me 24 shtator në Banjskë.
“I dashur Stefan, ti ishe një djalë i mrekullueshëm, një njeri i mirë, një fqinj i mirë. Ju u larguat nga bota shumë shpejt. Bashkëqytetarëve tuaj do t’ju mungojë buzëqeshja dhe mirësia juaj. U prehsh në paqe, engjëjt qofshin me ty. Gjithçka tjetër që do të shkruaja është e tepërt, sepse nuk ka fjalë ngushëllimi. Ngushëllime të sinqerta familjes Nedelkoviq”, kishte shkruar Pantoviq në Facebook.
Por krejt kjo situatë nuk kishte shtyrë kryetarin Atiq që ta shkarkoi këtë drejtor qysh atë kohë, kur Kosova ishte sulmuar nga një grup terroristësh nën drejtimin e Milan Radojçiq.
Iu deshën edhe disa muaj tjerë që të vijë deri tek ky vendim.













