Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme.
Çitaku ka thënë se LVV-ja nuk do ti fitojë 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.
Në lidhje me këtë deklaratë të Çitakut ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.
Burjani tha se një deklaratë e tillë duket më shumë e ‘karakterit dëshiror’
Ai tha Albin Kurti ka ardhur në pushtet për shkak të keqqeverisjes së PDK, LDK dhe AAK.
“Kjo deklarat më tepër mund të duket e karakterit dëshiror. Kurti ka ardhë në pushtet për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga PDK-ja , LDK-ja dhe AAK-ja apo keqqeverisjes”
Ai tutje shprehet se edhe Lëvizja Vetëvendosje, që është tash e tri vite në pushtet, nuk po ofron qeverisje më të mirë.
“Asnjë qeverisje më të mirë nuk po ofron VV-ja, pa program të qëndrushëm zhvillues, ekonomik, ka sjellë dëshpërim”
“Tash a do të merr serish 50% nuk është e sigurt dhe punë e kryer, për shumë arsye se janë humb 3 vjet, me pak zhvillim dhe me dhënie të lemoshave financiare. Reputacioni i PDK , LDK nuk është aq i mirë. Më keq ështe qytetari se nuk ka alternativë” tha për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.
Blerim Burjani, Analist!Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk do të fitojë 50% e votave në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo tha se as kryeministri aktual, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.
“Të njëjtën arrogancë e kanë pasur LVV edhe për zgjedhjet lokale, për të mos thënë edhe më të theksuar…Ka pësuar një debakël të thellë në zgjedhjet lokale dhe njëjtë do të pësojë edhe në ato parlamentare. Unë pres një ri-konfigurim të peizazhit politik në Kosovë. Assesi LVV nuk do të fitojë 50 %, larg asaj dhe unë jam e bindur që kryeministri, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve të reja”, ka thënë Çitaku raporton Gazeta Blic.












