Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tregime me rusë dhe dy Serbi

11/04/2022 - 15:28
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tregimet me rusë në Europë nisin rëndom me çlirimin dhe përfundojnë me përdhunim. Serbia proruse ka harruar 5000 gra serbe të përdhunuara nga Armata e Kuqe më 1944, ndērsa Serbia properëndimore ka harruar se nuk mund të ulesh në dy karrige…

Shkruan: Halil Matoshi

U sulmua liberaldemokracia si mënyrë jetese në Perëndim.

U thye ideali i progresit linear të historisë, sepse, sipas Timothy Snyder – autorit të bestseller-it “Mbi Tiraninë”, koha nuk është më një linjë drejt së ardhmes, por një rreth që rikthen pafundësisht të njëjtat kërcënime nga e kaluara.

Agresioni rus mbi Ukrainën dëshmoi se nuk ka trajketore progresive të historisë.

Historia? Ajo është rikthyër – thotë Edgar Moren – dhe ulërinë!

Në Luftën e Ftohtë, konflikti ndodhi midis Perëndimit Kapitalist dhe Lindjes së Bllokut Komunist, tani kishte më shumë gjasa të ndodhte midis kulturave, organizim që vë në kontrast botën bashkëkohore me nocionin klasik të shteteve sovrane.

Kur vendet kryesore të BE-së nisën të mendojnë sërish për militarizimin (që ishte lënë menjanë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë) nisi një fillim i ri i historisë.

Duke pasur parasyshë se konflikti në Europë u rikthy nga një palë me potencial bërthamor, secili qytetar mesatar në Perëndim është në ankth, për fundin e vërtetë të historisë, që do ta shënonte fundin e botës.

I frikësuar prej rusëve, Tito kërkoi azil politik në Zvicër më 1948!?

Agresionin rus në Ukrainë e ka dënuar me gjysmë goje edhe aleati i saj ballkanik, Serbia, porse e ulur në dy karrige: duke mos vënë sanksione ndaj Rusisë dhe duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës!?

Pozicion pragmatik i cili duket se e shpëton Serbinë me fytyrë, duke ia legjitimuar deri në një masë ‘dyftyrësinë’, ngase as Rusia nuk po shprehet kundër sovranitetit të Ukrainës, në fakt Rusia ka shpallë një ‘Operacion Special Ushtarak’, kinse për demilitarizimin dhe denacifikimin e Ukrainës, përkatësisht “çlirimin” e saj nga “nacizmi”, me ngjashmëri në brutalitet, me “çlirimin” e Beogradit më 1944 nga Ushtria e Kuqe!?

Aleksandar Vučić në përpjekjet për ta imituar Josip Broz Titon në politikat e jashtme, prosovjetike deri më 1948 dhe strategjisë së tij të kthesës kah Perëndimi, për t’u distancuar sërish me politikat e tij të mosinkuadrimit, më 1961 (Samiti i Beogradit) dhe për të qëndruar neutralë në kontestet BRSS-NATO.

Porse sikur dje, njeriu që ulet tashti në Zyrën e Titos, por pa projektin e tij të madh, Aleksandar Vučić, luan sipas rrengut të dy karrigeve.

Tito paradite fliste për paqe e neutralitet e pasdite, korridoreve të Sava Center u shiste armë shumë shteteve, nga 105 sa ishin “të painkuadruara”!?

Më 24 shkurt 2022, kur tankset e Kremlinit hynë në tokën e Ukrainës, kryeministri serb Vučić, i alarmuar nuk mund ta fshihte frikën se “po vijnë rusët.”

Ai nga Monaco i tha medias se e ka një shumicë të popullit prorusë, përfshi shumë media, por Serbia shtetërore duhej të mbronte sovranitetin e Ukrainës, e kjo mund ta rrëxonte përdhé Serbinë.

Në librin “MI-6: History of the Secret Intelligence Service 1909-1949” të autorit Keith Jeffrey, i cili trajton veprimtarinë e shërbimit sekret britanik, autori zbulon se pas prishjës me Bashkimin Sovjetik, më 1948 Tito nga frika e rusëve, kishte kërkuar azil politik në Zvicër!?

Sikurse ish Jugosllavia edhe

Serbia e njeh mirë “dorën vëllazërore” ruse, që nga hyrja e Armatës së Kuqe në Beograd, më 1944.

Djilas shkruante për dhunimit masiv të grave e vajzave serbe

Sjellje e ushtarëve rusë, në tërë territoret e çliruara ishte brutale, për të cilën më 1945 ka shkruar në kujtimet e tij disidenti komunist Milovan Djilas.

Me ikjen e gjermanëve nga Jugosllavia, rusët filluan dhunimet masive të grave serbe, të te gjitha moshave.

Sipas një përmbledhjeje nga “Komisioni Djilas”, (komision i ngritur më 1945 nga komunistët Jugosllav për hetimin e përdhunimeve nga Armata e Kuqe, 1944) në rastin e Kragujevacit, për shembull, ushtarët e Armatës së Kuqe, fillimisht vranë të gjithë anëtarët e kapur të Wehrmacht-it, kryesisht të mitur, dhe më pas vazhduan me grabitje dhe sulme. Brutalitetit të rusëve nuk i shpëtun as fshatrat serbe. Rrëfimet e dëshmitarëve të asaj periudhe flasin për vrasjen e njerëzve për shkak të orëve që mbanin në duar, me parullën “të çlirova, duhet të më japësh orën” dhe për përdhunime masive që i përshkruan slogani “Ja te oslobodil, ja te jebal” (Unë të çlirova, unë të q…)

Beogradasit e vjetër, sipas kronistëve të kohës, e mbajnë mend mirë hyrjën e ushtarëve të dehur rus në apartamente, zënkat mes tyre se kush do të përdhunojë vajzën dhe kush nënën e saj.

Ata qytetarë të pafat serb, poashtu flasin për fshehjën e vajzave në bodrume, ‘shupa’ dhe kanalizime, nga terrori i rusëve çlirimtarë!?

Për këtë, Tito i ishte ankuar liderit Sovjetik Jozef Stalin, i cili thuhet të jetë përgjegjur: “Janë djem të rinj, le të argëtohen, e meritojnë”.

Të dhënat, sipas disidentit Milovan Djilas, flasin për krimet e Ushtrisë së Kuqe në brendësi të Serbisë së atëhershme, në muajt e fundit të vitit 1944: 1219 përdhunime, 359 tentativa përdhunimesh, 111 përdhunime me vrasje, 248 përdhunime me tentativë vrasje dhe 1204 grabitje me plagosje ose vrasje.

Numri i përgjithshëm ishte mbi 5000 gra të përdhunuara në Serbi. Po sipas Djilas-it, në territorin e Beogradit, statistikat janë edhe më të këqija: deri në vitin 1945, rreth 2000 gra dhe vajza ishin përdhunuar. Ushtarët rusë u sollën njësoj në të gjitha territoret e “çliruara”. Polakët, gjermanët, lituanezët, letonezët, estonezët… të gjithë ata përjetuan dhunën e shfrenuar ruse. Të dhënat flasin së ka qytete në Prusinë Lindore ku çdo grua e moshës nga 10 deri në 89 vjeç ishte dhunuar.

Në përgjithësi, në vendet e çliruara, në vitet 1944-1945 llogarite të jenë përdhunuar rreth 2.5 milionë gra e vajza. (të dhënat e përmbledhura në https://historija.info/)

E para që të vjen në mendje, kur mësyn të marrësh vesh diçka më shumë për Luftën e Dytë të Madhe, pas Luftës së Dytë Botërore (e dyta ishte në vitet 1990-99 gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë) pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, është fakti se ky agresion i paprovokuar, e ka shpartalluar bindjen e vjetër eurocentriste se epoka e luftërave mes shteteve kombëtare europeane ka marrë fund.

JU REKOMANDOJMË

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?
05/08/2026 - 23:55

Takimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së zgjatën disa orë. Marrëveshja, megjithatë, mund të thuhej se kishte dështuar para se delegacionet të hynin në sallë. LDK-ja erdhi me...

Më shumëDetails

Kosova dhe pa(fundi) i krizave

Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit
03/08/2026 - 15:38

Shkruan Bekim Çollaku Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përcaktuan qartë renditjen e forcave politike, por nuk prodhuan një shumicë për qeverisje të njëanshme. Nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë