Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka dhënë detaje.
“Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, u shpreh Veseli.












