Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit

11/02/2024 - 22:22
në Lajme
A A
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i Nismës Socilademokrate, Fatmir Limaj ka theksuar për Gazeta Blic se sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit.

Limaj shkon edhe më larg.

Sipas tij, Serbia shpëtoi pa sanksione edhe pas rastit të Banjskës, dhe kjo siç thotë ai, për shkak të sjelljes së Qeverisë së Kosovës.

“Ndërkombëtarët nuk i vendosën sanksione Serbisë pas rastit të Banjskës për shkak të sjelljes tonë, për shkak të një kryeneçësie arrogance, mënyra se si është sjellë Qeveria para Banjskës. Ka humbur kredibilitetin e bashkëpunimit me miqtë, ka ikur koha dikush të ndëshkohet e dikush të shpërblehet duhet ta kemi të qartë”, thotë Limaj, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, bota është e lidhur me interesa.

Ai thotë se ne kemi interes, Kosova ka interes jetik të eksistencës së vet, ruajtjen e partneritetit me ata të cilët na kanë ndihmu me ardhë deri këtu.

“Ata nuk janë armiqtë tanë, ata kanë respektuar në të kaluarën kur ne kemi patur interesat tona nacionale por dallimi ka qenë se ne kemi ditur t’i‘akomodojmë‘ interesat nacionale në atë vizionin strategjik të partnerëve tanë për rajonin. Nuk mundeni ju t’i realizoni interesat e vendit tuaj jashtë një ombrelle të një interesi strategjik të partnerëve për rajonin, sepse bota po zvogëlohet, rajoni po ndërthuret dhe ju duhet të jeni te shkathët, të urtë, të menqur që interesat tuaja nacionale t’i ‘ngërtheni‘ fort brenda asaj strategjie të partnerëve që ata shikojnë, mënyrën se si e shikojnë rajonin”, tha ai për emisionin “Expose”.

Dhe shton se ai, se Qeveria e Kosovës ka dashtë të dalë jashtë kësaj ombrelle për të qu mesazh se ‘unë jam sovran dhe vendosi vetë‘ .

“Po kush je ti që vendos vetë ?! Kush jemi, si kemi ardhur ne deri këtu, çfarë punësh na presin bashkë. Si mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, me çfarë? Ne nuk kemi naftë dhe as bombë nukleare, ne me partnerë kemi ecur dhe do të ecim drejt Këshillit të Evropës. Objektivat që kemi, integriminë NATO, Bashkimin Evropian, Këshilli i Evropës, OKB e tëgjitha këto, asnjë lëvizje Kosova nuk mund ta bëjë pa miqtë dhe partnerët”, tha ai.

Prandaj, shton ai, në këtë situatë raporti Kosovë-Serbi nuk është vetëm brenda nesh, prek edhe atë interesin strategjik të partnerëve tanë se si e shohin rajonin.

“Më vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk e ka kuptu këtë gjuhë, ka fol me një gjuhë tjetër që s’e kanë kuptuar partnerët tanë, dhe kjo na ka kushtu dhe dëmi është i palllogaritshëm. Ne e shohim përditë, në vazhdimësi se kemi humb pozicion të madh në komunitetin ndërkombëtar, falë disa veprimeve të pamatura, të papjekura e krejt populiste të Prishtinës. Lidershipit shtetëror vetëm një gjë duhet t’i interesojë, a bën veprime shtetërore edhe me kosto që do t’i kushtojë atij individualisht”, thotë Limaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë