Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Këshillit Kombëtar: Më shumë shqiptarë në Luginë, më pak buxhet nga Serbia, s’ka reagim nga ndërkombëtarët!

12/02/2024 - 08:49
në Lajme
A A
Kryetari i Këshillit Kombëtar: Më shumë shqiptarë në Luginë, më pak buxhet nga Serbia, s’ka reagim nga ndërkombëtarët!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës për çdo vit financohet nga Qeveria e Serbisë me buxhet.

Varësisht nga numri i popullsisë, aq janë edhe mjetet që i merr ky Këshill.

Por këtë vit, pavarësisht numrit të madh të popullsisë, buxheti i është zvogëluar Këshillit për mbi 1 milion dinarë, apo rreth 8 mijë euro më pak.

Kryetari i këtij Këshilli, Nevzad Lutfiu thotë për “Front Online”se kanë pritur që do të marrin më shumë buxhet pas rritjes së numrit të shqiptarëve në Luginë, ngase, siç thotë ai, me këtë shumë e kanë të vështirë funksionimin e Këshillit.

Ai ka bërë të ditur se i ka informuar autoritetet ndërkombëtare për këtë vendim të Qeverisë së Serbisë.

Pavarësisht diskriminimit që po u bëhet, deri më tani nuk ka pasur reagim e as presion nga ndërkombëtarët ndaj Serbisë.

“Kriteret përcaktuese për buxhetin, kryesori është numri i popullsisë i komuniteteve, domethënë sa më i madh që është komuniteti aq më i madh është buxheti për atë këshill. Ne jemi në mesin e komuniteteve më të madha në Serbi edhe në 2022 kemi dalë në regjistrimin e popullsisë kemi parë një pasqyrë krejt të re të popullsisë, për shkak që në 2011 e kemi bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe na kanë konfirmuar se për shkak të numrit të ri të shqiptarëve që është deklaruar në regjistrimin e fundit buxheti për këshillin ka me qenë në rritje domethënë 40% më shumë se sa që ka qenë ai në vitin paraprak”, u shpreh ai për Front Online.

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë: Serbia na e zvogëloi buxhetin, edhepse kemi rritje të popullsisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu në një prononcim për Front Online ka thënë që buxheti u zvogëlua për 8 mijë euro më pak, pavarësisht se ka numër më të madh të popullsisë.

E kjo sipas tij, e vështirëson ‘mbijetesën’ e këtij Këshilli.

“Me vendimin që morën, buxheti jo që rritet por zvogëlohet për diku 8 mijë euro, që do të thotë se e vështirëson jashtëzakonisht funksionimin e Këshillit”, ka thënë ai.

Lutfiu thotë se në vitin e kaluar i kanë marr mbi 130 mijë euro buxhet vjetor.

E këtë herë, nuk e kanë marr parasysh kriterin e popullsisë.

“Në vitin e kaluar i kemi marr 15 milionë dinar, që i bie mbi 130 mijë euro. Regjistrimi i fundit ka dalë që janë diku mbi 100 mijë edhe pse enti i statistikave ka dalë me një numër të ri, por edhe me numrin e statistikave që i ka enti, buxheti është dashur që prapë me dalë me një rritje të ndjeshme, por në këtë vit nuk e kanë marrë parasysh”, u shpreh ai për Front Online.

Nevzat Lutfiu: Kemi marr premtim nga Qeveria e Kosovës për mbështetje

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, pavarësisht buxhetit të vogël që iu nda, ka shpresë për një ndihmë tjetër që iu premtua nga Kosova.

Kryetari Nevzad Lutfiu tha për Front Online që kanë marr premtime nga Kurti që do të kenë mbështetje për këtë çështje.

“Ne i kemi shkruar edhe Ministrisë për qasjen diskriminuese që e kanë pas kemi kërkuar që me shiku sa më shpejt këtë vendim të tyre, i kemi shkruar edhe ministrisë, i kemi njoftuar edhe zyrtarët ndërkombëtarë, dhe kemi kërkuar mbështetje edhe prej Kosovës me mbulu pjesën e këtij dëmi që ju ka bërë institucionit të vetëm të shqiptarëve në Serbi. Unë besoj që shumë shpejt kemi me pasë një mbështetje prej Qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

Kreu i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë: Po na shkelen të drejtat, presioni i ndërkombëtarëve duhet të jetë më i madh

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, në një prononcim për Front Online ka folur rreth diskriminimit që po iu bëhet shqiptarëve nga Serbia.

Ai thotë që reagimi i ndërkombëtarëve do të duhej të ishte më i madh, pasi sipas tij, po iu bëhen shkelje e të drejtave nga Serbia.

“Normalisht reagimi i ndërkombëtarëve do të duhej të ishte shumë më i madh pasi që kemi të bëjmë me shkelje të drejtave të njeriut, normalisht që do të duhej të ishte reagimi i ndërkombëtarëve shumë më i lartë, presioni shumë më i madh ndaj Serbisë, sepse kemi raporte ndërkombëtare që flasin se pasivizimi është selektiv dhe ka target komunitetin shqiptar”, deklaroi ai.

E për këtë, si Kosova ashtu edhe Shqipëria, sipas Lutfiut duhet të bëjnë më shumë.

Ai thotë që do të insistojnë që Kosova dhe Shqipëria të bëjnë një strategji për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve në Serbi.

“Do të duhej të përpilonin një strategji kombëtare përmes secilës trajtohen interesat e shqiptarëve në Luginës së Preshevës, strategji e cila është dashur të përpilohej nga Kosova dhe Shqipëria, dhe ne do të insistojmë që të kemi një strategji kombëtare për ruajtjen e identiteti kombëtar të shqiptarëve në Serbi”, theksoi ai

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë