Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se po vazhdojnë punimet për rregullimin e trotuarit nga rruga kryesore e fshatit Samadrexhë e deri tek varri i heroit Afrim Bunjaku, njofton Veriu Info.
Idrizi ka shkruar se këto punimet do të përfundojnë para datës 17 shkurt për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Me intensitet të shtuar po vazhdojnë punimet për rregullimin e trotuarit nga rruga kryesore e fshatit Samadrexhë e deri tek varri i heroit Afrim Bunjaku, ku punimet do të përmbyllen para datës 17 shkurt, kur shënojmë edhe 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.












