Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i SPD-së: Kurti njeri me arsye të shëndoshë, Vuçiqi provokon hapur me qëndrimin pro-rus

13/02/2024 - 18:17
në Lajme
A A
Kryetari i SPD-së: Kurti njeri me arsye të shëndoshë, Vuçiqi provokon hapur me qëndrimin pro-rus

20.06.2022, Berlin: Lars Klingbeil, SPD-Bundesvorsitzender, nimmt an einer Pressekonferenz nach einer Gremiensitzungen im Willy-Brandt-Haus teil. Foto: Fabian Sommer/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SPD gjermane, Lars Klingbeil qëndroi së fundi në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrin e Kosovës Kurti ai e cilëson si “njeri me arsye të shëndoshë”, por që duhet të hedhë hapa të mëtejshëm.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Lars Klingbeil vizitoi së fundi Ballkanin Perëndimor, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në udhëtim ai u takua me liderët e partive socialdemokrate të pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Klingbeil pati edhe një bisedë të veçantë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Portalit gjerman të lajmeve t-online.de, kryetari i SPD-së i tha për takimin me Kurtin se “nuk ishte bisedë e lehtë”.  “Ai është njeri me arsye të shëndoshë”, e përshkroi më tej Klingbeil kryeministrin e Kosovës, Kurti. Por për anëtarësimin në BE tani duhet të hedhë hapa të mëtejshëm.

Albin Kurti
Fotografi: Armend Nimani/AFP

Në nëntor në Shtëpinë e Bardhë mund të hyjë Trumpi, që mund ta bllokojë mbështetjen e rëndësishme të SHBA, i tha Klingbeil portalit t-online. Me fjalë të tjera, nëse SHBA largohen, stabilitet në Kosovë mund të sjellë vetëm një aleancë më e ngushtë me Brukselin, por që ka çmimin e saj, shkruhet më tej në portal.

Klingbeili nuk e kishte Serbinë në listën e vizitave të tij. “Serbia, fuqia kryesore ekonomike e rajonit, konsiderohet si një portë për ndikimin rus dhe kinez. Pekini investon miliarda në infrastrukturën serbe, Moska furnizon gaz të lirë dhe dezinformata antiperëndimore. Kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vuçiq provokon hapur me qëndrimin e tij prorus, por pretendon se dëshiron të ndjekë edhe rrugën evropiane”.

Ministri Pistorius dhe presidenti serb Vuçiq
Fotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

Pistorius në Beograd: “nuk mund të hani në dy çanakë”

Autori i shkrimit tërheq vëmendjen se në Beograd qëndroi pak ditë më parë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai ” kërkoi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë, që Serbia të zgjidhte midis Evropës dhe Rusisë”. Ju “nuk mund të hani në dy çanakë”, tha Pistorius në Beograd. Në Beograd pas kësaj “zemërimi arriti në kulm”.

Udhëtimi i shërbeu synimit për të ndërtuar një “rrjet të qendrueshëm…për t’u rezistuar përpjekjeve serbe dhe ruse për destabilizim.” Por edhe për të bërë të qartë se SPD ka hequr dorë nga politika e dështuar ndaj Rusisë. Gjermania dhe Evropa e marrin seriozisht perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. /DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë