Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se me 17 shkurt do të përurohet shtatorja e Adem Jasharit, njofton Veriu Info.
Tahiri ka bërë të ditur se shtatorja do të vendoset në sheshin e qytetit të Mitrovicës, ku edhe do të mbahet një koncert.
Nënkryetari fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë.
Postimi i plotë:
Ky përvjetor i Pavarësisë do të jetë më i veçantë për Mitrovicën. Në këtë ditë, në qytetin tonë do të rikthehet i papërsëritshmi, legjendari, Komandanti Adem Jashari.
Shtatorja e tij do të zbulohet në sheshin e qytetit që mban emrin e tij nga ora 13:30, ku do të mbahet edhe një koncert.
Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë!












