
Sot është shënuar 24 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Avni Hajredini, i cili u vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës nga forcat serbe.
Familjarë, bashkëluftëtarë e zyrtarë institucional kanë marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorit të kombit Avni Koshtova, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Të pranishëm ishin edhe dy djemt e heroit, Donik Hajredini dhe Xhafer Hajredini të cilët rrëfyen për Veriu.Info kujtimet që kanë nga babai i tyre, ndonëse ishin shumë të vegjël.
Ndërkaq edhe motra e heroit, Kimete Mehmeti, tregon për momentin e marrjes së lajmit për vdekjen e heroit, Avni Hajredini, e që për të ishte shumë tronditëse.
Për më shumë ndiqeni videon:











