
Opinonisti Halil Matoshi ka reaguar në lidhje me rastin ku ministrja Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kishte përplasur një fëmijë me veturë, por çuditërisht Hajdari ia kishte hedhur fajin fëmijës. Jo shumë vonë policia e demantojë ministren.
Matoshi ka thënë se në këtë epokë fëmijët po u përplaskan me vetura.
Ai tutje ka thënë se me një diskurs të tillë ku thuhet se fëmijët përplasen në vetura nga qeveria e shpresës, nuk është përmbysur vetëm “regjimi i vjetër” por edhe diskursi publik.
Postimi i plotë:
Në këtë epokë fëmijtë përplasën në vetura…!???
1.
Tashti, nga Qeveria e shpresës, asht përmbys jo vetëm “regjimi i vjetër” por edhe diskursi publik, fëmijtë përplasen në vetura!
2.
Simas versionit zyrtar të policisë, një fëmija u përplas nga vetura, të cilën e ngiste ninistrja Rozeta Hajdari, si pasojë e mospërshtatjes (tejkalimit) të shpejtësisë.
P. S.
Ndëshkim i krimit simas ligjit dhe dorëheqje si akt i etikës së pushtetit.











