
Ish-shefi i Agjitacioni të Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakaj, ka bërë të ditur se në vitin 2014 kur Kombëtarja e Kosovës po zhvillonte ndeshjen e parë zyrtare, Shërbimi Sekret Serb-BIA, kishte planifikuar një atentat ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Smakaj ka bërë të ditur në Pressing, se BIA serbe kishte planifikuar që të kryente atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës atë kohë, Hashim Thaçi.
Ishte viti 2014 kur kombëtarja e Kosovës po zhvillonte për herë të parë një ndeshje zyrtare miqësor, e ish-shefi i AKI’së bëri të ditur se BIA kishte planifikuar një atentat pikërisht në atë ditë.
Smakaj tha se atentati do të kryhej nga një ushtarak serb- snajperit i pensionuar por që kishte shërbyer në Bosnje , Kroaci dhe Kosovë.
“Në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës kishte planifikuar ta zhvillonte në vitin 2014, ka pasur një plan të shërbimit serb që të kryhet atentat ndaj ish-kryeministrit HAshim Thaçi nga një ish snajperist i forcave elitare serbe, me përvojë në Bosnje Kroaci dhe Kosovë”, tha Smakaj.
“AKI ka parandaluar një atentat përmes bashkëpunim edhe me miqët nderkombëtar”, tha Smakaj./gazetametro.net












