Një person është kapur sot duke bërë dallavere tek Njësia e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, njofton Veriu Info.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai ka thënë se personi i dyshuari ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë, e që këto mjete i njëjti i ka shfrytëzuar me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C.
“Ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerrën masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do ti ndalohet hyrja në provim për 3 vite”- ka shkruar Durmishi.
Postimi i plotë:












