Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takohet me kongresistët amerikanë: ShBA’ja, aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

17/02/2024 - 08:07
në Lajme
A A
Kurti takohet me kongresistët amerikanë: ShBA’ja, aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Kryediplomatja Donika Gërvalla, është takuar mbrëmë me me kongresisten Nancy Pelosi, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kongresistet Claudia Tenney dhe Ann Wagner dhe kongresistët, Mike Turner, Brett Guthrie, Jim Himes dhe Gregory Meeks, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, raporton Express.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka folur me ta për marrëdhëniet dhe partneritetin dypalësh, si dhe rolin e veçantë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës”, është shprehur Kurti.

Me kongresistët Kurti ka folur edhe për dialogun dhe Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovë.

Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje, Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj, por e cila është shkelur vazhdimisht nga Serbia, ndërkohë që përkundër insistimit të tij për ta nënshkruar atë, Serbia në vazhdimësi e ka refuzuar një gjë të tillë”, ka deklaruar Kurti.

Komunikata e plotë e ZKM’së:

Përpos senatorëve amerikanë, në Mynih, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë atje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, takoi gjithashtu dhe kongresistë amerikanë.

Me kongresisten Nancy Pelosi, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kongresistet Claudia Tenney dhe Ann Wagner dhe kongresistët, Mike Turner, Brett Guthrie, Jim Himes dhe Gregory Meeks, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet dhe partneritetin dypalësh, progresin ekonomik dhe demokratik të shënuar gjatë qeverisjes sonë, suksesin e Kosovës në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së saj dhe rolin e veçantë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Si histori e suksesit të intervenimit të NATO-s në pranverën e vitit 1999, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova sot synon anëtarësimin në NATO, jo vetëm për të përfituar nga ajo por edhe për të kontribuar në këtë aleancë, u shpreh kryeministri. Ai përmendi bashkëzbarkimin e suksesshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me ushtrinë amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Kuvajt dhe tha se më shumë bashkëpunime të tilla janë të mirëseardhura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës, u shpreh kryeministri.

Më tej, u diskutua edhe për procesin e dialogut në Bruksel, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje, Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj, por e cila është shkelur vazhdimisht nga Serbia, ndërkohë që përkundër insistimit të tij për ta nënshkruar atë, Serbia në vazhdimësi e ka refuzuar një gjë të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë