Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Torres: SHBA s’ka mik më të madh në Evropë Juglindore, Kosova s’duhet të ketë aleat më të madh në botë se SHBA-në

17/02/2024 - 15:24
në Kryesore, Lajme
A A
Torres: SHBA s’ka mik më të madh në Evropë Juglindore, Kosova s’duhet të ketë aleat më të madh në botë se SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Moszgjidhja e problemit me Serbinë po vazhdon t’i shkaktojë kokëçarje Kosovës edhe pas 16 vjetësh pas pavarësisë. Ky përvjetor po e gjen Kosovën me raporte të acaruara me SHBA-në dhe me shqetësime të mëdha për aspektin e sigurisë. Mosdëgjueshmëria e Kurtit për dinarin ka irrituar Departamentin e Shtetit, të cilët të shqetësuar nga një eskalim i mundshëm, po kërkojnë që një vendim i tillë të shtyhet. Lidhur me këtë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një konferencë për media ka konfirmuar që aleanca SHBA-Kosovë është dëmtuar për shkak të çështjes së dinarit dhe ka thënë se nuk është e vërtetë që gjithçka është në rregull në raportin SHBA-Kosovë siç ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Lidhur me raportin Kosovë-SHBA dhe këto zhvillime, kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, duke dhënë një porosi sa i përket raportit në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Torres për Express ka thënë SHBA-ja s’ka vend mik më të madh se Kosova në Evropë Juglindore dhe se Kosova s’duhet të ketë mik më të madh në botë se Amerika.

Ai ka thënë se është tepër e rëndësishëm që SHBA të mbështes dhe qëndrojë me Kosovën dhe popullin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë mik më të madh në Evropën Juglindore se Kosova dhe Kosova nuk duhet të ketë mik më të madh në botë se Shtetet e Bashkuara. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të mbështesim dhe të qëndrojmë me Kosovën dhe afro dy milionë njerëz që janë krenarë ta quajnë atë shtëpi”, ka thënë Torres për Gazetën Express.

Duke folur për raportet që SHBA ka me Kosovën dhe Serbinë, Torres ka thënë se Kosova është shtet aleat i palëkundur i Perëndimit, ndërkohë që Serbia është vetëm një satelit në orbitën e Rusisë i cili po bëhet çdo ditë e më autokratik.

“Kosova po bëhet më demokratike, jo më pak, ndërsa Serbia po bëhet më autokratike, jo më pak. Kosova është aleate e palëkundur me Perëndimin, ndërsa Serbia është në thelb një satelit në orbitën e Rusisë”, ka thënë Torres për Gazetën Express.

Duke folur për kërkesën e Kosovës për të blerë armatim nga SHBA-ja, Torres ka thënë se e përkrah një kërkesë të tillë. Ai ka theksuar se shitja e Javelin në Kosovë do të rris edhe më shumë ndaljen e rrezikut nga një sulm i Serbisë, duke e bërë kufirin kështu më të sigurt.Torres thotë se kjo është në interesin e SHBA-së dhe të Kosovës.

“Unë mbështes kërkesën e Kosovës për raketa Javelin, të cilat janë me rreze të shkurtër, të lëvizshme nga njeriu dhe të dizajnuara për t’u mbrojtur nga sulmet e blinduara. Qëllimi i tyre i vetëm është kundër armatimit, jo kundër personelit. Shitja e Javelin në Kosovë do të rrisë më tej frenimin ndaj rrezikut të një sulmi serb, duke stabilizuar kështu kufirin. Kjo është në interesin e Amerikës dhe të Kosovës”, ka thënë Torres për Gazetën Express.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë