Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, aktivitetet e sotme i ka përmbyllur me vizitë në fshatin Kollë, për t’i uruar ditëlindjen e 16-të Pavarësim Hajrullahut.
Ai me këtë rast e ka njoftuar se do t’i ndajë një bursë për shkollim, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Ferit Idrizi:
Pas shumë aktiviteteve, ditën e përmbylla me Pavarësimin dhe familjen e tij Hajrullahu në fshatin Kollë, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 16-të.
Përveç urimit, Pavarësimit i kumtova lajmin se do t’i ndajmë një bursë për shkollim.
Pavarësimi e Kosova, që festojnë në një ditë, jetofshin gjatë!













