Lidhur me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, njohësit e ekonomisë, kanë mendime të ndryshme.
Safet Gërxhaliu, në një prononcim për FrontOnline, tha se vendimi i qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove është i vonuar, dhe nuk është zgjidhje afatgjate.
Mirëpo, thotë se kjo mund të ndihmojë sadopak qytetarët në këtë kohë krize.
“Ky vendim për t’i mbështetur qytetarët e Kosovës duhet të duartrokitet në këtë drejtim Kosova është vonuar, besoj që është një vendim i cili sadopak do ta ndihmon qytetarin e Kosovës, mirëpo kjo nuk është zgjidhja afatmesme dhe afatgjatë”,
Ai tha se për ta tejkaluar këtë situatë Qeveria duhet t’i analizojë dy alternativa, akcizën dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.
“Besoj që është koha kur duhet të gjendet një zgjidhje më afatgjatë të jetë më konkrete në këtë drejtim alternativa e vetme të analizohet edhe akciza edhe tatimi mbi vlerën e shtuar qoftë në produkte strategjike apo produkte elementare një model dhe një metodë që ka dhënë efekte në vendet e rajonit dhe në Evropë”, tha ai për Front Online.












