Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorët që erdhën nga Bangladeshi: Jeta në Kosovë është shumë e mirë, paga më e mirë se në Dubai

18/02/2024 - 21:45
në Ekonomi, Lajme
A A
Punëtorët që erdhën nga Bangladeshi: Jeta në Kosovë është shumë e mirë, paga më e mirë se në Dubai
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorët nga Banglandeshi gjithnjë e më shumë po i zëvendësojnë kosovarët që po largohen drejt Evropës.

Kështu ndodhi edhe në një kompani të prodhimit të metaleve në Ferizaj.

Një nga punëtorët që erdhi nga Bangladeshi për të punuar këtu, është Momen Billahun, i cili është rritur mijëra km larg Kosovës.

Por, këtij të riu i ka bërë goxha përshtypje shteti më i ri në Evropë, ani pse thotë që ka punuar edhe në shtete tjera.

“Që nga java e kaluar kam filluar punën këtu, është shumë mirë. Kushtet e punës këtu janë shumë të mira, sepse unë punova edhe në Dubai në 16 vjetët e fundit , por këtu është më mirë edhe kushtet janë më të mira, koleget janë shumë të mirë, njërezit janë shumë të mirë. Ushqimi është me ndryshe së në vendin tonë. Gjithçka është më ndryshe se në Bangladesh”, thotë për Tëvë 1, Momen Billah, punëtor nga Bangladeshi.

Ky shtetas i Bangladeshit tregon procedurat se si erdhi deri në Kosovë.

“Vëllezërit e mijë me kanë thënë se nëse vendos që të shkosh në Kosovë, kërko punë më kushte të mira, prandaj unë aplikova në këtë kompani, e cila na ka siguru vizat, leje të punës, edhe unë kam shkua në Ambasadën e Kosovës në Bangladesh e cila gjithashtu me dha leje qe të vijë këtu”, shprehet ai.

Kushtet e ofruar nga kjo kompani kosovare, po i pëlqejnë edhe bashkëvendësit të tij, Elias Mias.

E përveç kushteve të punës, këtij shtetasit të Bangladeshit po pëlqen edhe diçka tjetër në Kosovë.

“Unë jam mysliman, dhe vijë nga Bangladeshi, dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur Kosovën që të vijë. Këtu nuk ka probleme politike, nuk ka terrorist kjo është arsyeja pse pëlqej Kosovën. Unë jam qe tre muaj jam këtu, kur të vjen koha e pushimeve do të shkojë në Bangladeshe. Unë komunikojë më familjen time cdo ditë përmes telefonit. Puna në Bangladesh fillon në orën nëntë , në Kosovë fillon në orën, tetë, paga në Bangladesh është më ulet, në Kosovë është më e lartë. Këtu rrogën e kam 500 euro”, shprehet Mias.

I pyetur nëse do të shkoj në ndonjë vend tjetër në Evropë, ai ka këtë përgjigje.

“Nuk mund të vendos se a do të shkoj në një vend tjetër, sepse e kam punën, akomodim ushqimin, nuk kam asnjë problem. Shefi është shumë mirë, pse me shku në një vend tjetër?”

Në këtë kompani të prodhimit të metaleve, punojnë rreth 100 punëtorë, ku 16 prej tyre janë nga Bangladeshi.

E pronarja e këtij biznesi, Arbnore Musliu tregon arsyet e zëvendësimit të punëtorëve kosovarë me ata të Bangladeshit.

Musliu tregon sfidat që këta punonjës nga Bangladeshi patën në ambientimin në shtetin e Kosovës.

Por për punën që këta qytetarë nga Bangladeshi po e bëjnë në Kosovë, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka mëdyshje.

Sipas një raporti të publikuar, nga Instituti Gap, në vitin 2023, mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë vitit 2023.

Sipas këtyre statistikave, në këtë listë kryesojnë Turqia dhe Bangladeshi, ku 1004 shtetas turq dhe 722 shtetas të Bangladeshit kanë marrë leje pune ne vitin e kaluar./teve1

JU REKOMANDOJMË

Sami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”

Sami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”
07/11/2026 - 13:45

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i UÇK-së, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai e ka dëshiruar dhe ndihmuar Gjykatën...

Më shumëDetails

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
07/11/2026 - 13:16

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit në Hagë, ka thënë se disa marrëveshje veçse...

Më shumëDetails

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron” – vazhdon protesta për drejtësi për Arlindën

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron” – vazhdon protesta për drejtësi për Arlindën
07/11/2026 - 13:09

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë në kuadër të protestës mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale. Protestuesit kanë marshuar...

Më shumëDetails

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, e kishte të fshehur në hapësirën e airbag-ut në veturë

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, e kishte të fshehur në hapësirën e airbag-ut në veturë
07/11/2026 - 12:54

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi Policia e Shtetit ka zbuluar 5.860 gramë kokainë të fshehur në një ndarje të posaçme në veturën me të cilën...

Më shumëDetails

“Gjumi s’ka me ju marrë”, protestuesit kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn

“Gjumi s’ka me ju marrë”, protestuesit kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn
07/11/2026 - 12:51

Ka nisur protesta në Prishtinë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj. Protesta ka nis në ora 12:00,...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin
07/11/2026 - 12:08

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Adjutanti i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë