Një ndërtesë shumëkatëshe ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Pejton të Prishtinës.
Gazeta Online Veriu.info solli pamje ekskluzive nga ky moment.
Ndërtesa ende nuk është funksionalizuar, dhe bëhet fjalë për hotelin Marriot në Prishtinë.
Ky projekt kishte filluar në vitin 2020 si financim mes NLB bankës dhe Marigona Hill me pronar Vullnet Seafën, madje ishte proklamuar se do të punësonte rreth 300 persona.
Por ende pa u funksionalizuar, ky objekt mori flakë duke shkaktuar dëme.
Në këtë projekt parashihej të ndërtohej hoteli Courtyard by Marriott dhe Qendra e Biznesit Marigona Tower Business Hub.
PAMJE:













