Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historia rrëqethëse: Minatori që dridhi Serbinë në grevë ra dëshmor në luftë, i biri i tij tani i shërben shtetit si polic

20/02/2024 - 22:51
në Kryesore, Lajme
A A
Historia rrëqethëse: Minatori që dridhi Serbinë në grevë ra dëshmor në luftë, i biri i tij tani i shërben shtetit si polic
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historia tregohet nga profesori Blerim Latifi:

35 vite më parë 1 mijë 300 minatorë të Trepçës do të futeshin në grevën e madhe në galeritë e nëndheshme të saj. Për të protestuar kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia. Nuk ishte parë kurrë një gjë e tillë më parë. Shteti jugosllav filloi të dridhej. Mobilizimi kosovar ishte i menjëhershëm dhe total. Për tetë ditë më rradhë e vetmja çështje për të cilën flitej e mendohej nga të gjithë, ishin minatorët. Pamjet që vinin nga poshtë galerive ishin elektrizuese. Fytyrat e minatorëve të lodhur nga uria na shëmbëllenin me fytyra shenjtorësh. Ata ishin heronjtë tanë. Ne ne klasë e kishim një shok, i cili e kishte babën e tij në mesin e këtyre heronjëve. Ia kemi zili që ishte i biri i një minatori.Çfarë privilegji të ishte fëmijë i një heroi!

Pas tetë ditësh, përmes sa e sa mikanacionesh e mashtrimesh, minatorët dolën nga galeritë e Trepçës. Dolën me një premtim, të cilin nuk ua mbajtën përfaqësuesit e regjimit. Në vend të mbajtjes së premtimit, minatorët u përballen me persekutimin dhe dhunën brutale të policisë jugosllave. Shumë prej tyre u torturuan mizorisht. Në mesin e tyre edhe baba i shokut tonë.

Nëntë vite më pas, ndonëse në moshë të shtyrë, ai rroku pushkën dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me 23 shtator të vitit 1998 bie dëshmor i lirisë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me ushtarët serbë në Malin Gamna të Galicës, pikërisht në vendin ku me 14 korrik 1924 ishte plagosur për vdekje Azem Bejta. Çfarë koincidence! Ishte në moshën 64 vjeçare. Emri i tij është Muharrem Misimi.

Sot i biri i tij dhe shoku ynë bën roje në kufijtë veriorë të Kosovës, si pjesë e njësive speciale të Policës së Republikës së Kosovës. E quajnë Arsim Misimi.

Ka shumë familje në këtë vend që brez pas brezi kanë dhanë gjithçka për lirinë e tij dhe sot ne fare pak i njohim e i respektojmë. Sepse helmi i mosmirënjohjes na i ka helmuar mendjet dhe zemrat.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë