“Gjatë procesit të transformimit të lëvizjes “Ne, zëri i popullit”, kanë ndodhur keqkuptime të caktuara brenda udhëheqjes, grupit prej shtatë themeluesve, dhe Branimir Nestoroviq dhe Aleksandar Paviq dje në mënyrë demonstrative janë larguar nga lëvizja dje me 20 shkurt 2024”, thuhet në një deklaratë në faqen e kësaj lëvizjeje.
Në hijen e keqkuptimeve dhe insinuatave kundër disa prej themeluesve, Branimir Nestoroviq më pas kërkoi që ai të ishte kryetar i asaj partie, edhe pse ishte dakorduar që të mbetej me parimin fillestar të udhëheqjes kolektive të përbërë nga shtatë themelues. Në votim ai ultimatum i Nestoroviqit nuk u përkrah nga shumica e themeluesve dhe më pas ai në mënyrë demonstrative u largua nga Lëvizja, i ndjekur nga Aleksandar Paviq, thuhet në njoftim.
Lëvizja, megjithatë sipas kësaj deklarate vazhdon me punën e planifikuar dhe transformimin në parti politike.
“Prandaj, në punën e Lëvizjes gjithçka mbetet si më parë dhe synimet e planifikuara po arrihen. Me fjalë të tjera, përpjekja për të thyer Lëvizjen dështoi dhe puna vazhdon pa ata që tentuan ta thyejnë atë. Koha do të tregojë se cilat ishin motivet dhe qëllimet e vërteta të thyerjes së Lëvizjes. Me këtë rast, nesër, 22.02.24. në ora 13:00 në Qendrën Mediale (Terazije 3), sipas njoftimit do të mbahet konferencë për media”
Kujtojmë se, duke vepruar si grup qytetarësh në zgjedhjet e 17 dhjetorit, kjo lëvizje arriti sukses, duke fituar 13 mandate parlamentare në Kuvendin e Serbisë, si dhe gjashtë mandate këshilltaresh në Kuvendin e Beogradit, falë të cilave u bënë maja e peshores mes qeverisë dhe opozitës kur bëhet fjalë për formimin e autoriteteve të Beogradit.












