Analisti politik, Ylli Hoxha, iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke pyetur se pse merren me kryeministrin Albin Kurti për vendime në dialogun me Serbinë, kur nuk kanë kapacitete vendimmarrëse.Hoxha ka theksuar se ata duhet të lejojnë bashkësinë ndërkombëtare ta trajtojnë këtë çështje, dhe sipas tij, opozita duhet të drejtojnë kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët e vendit.
Ai ka theksuar kritikat e PDK-së ndaj kryeministrit Kurtit lidhur me Asociacionin kanë shkuar kot, duke shtuar se energjia e tyre do të jetë e padobishme edhe nëse Kurti vazhdon të bëjë marrëveshje.
“Unë pajtohem që ju nuk keni kapacitet vendimmarrës në raport sesi pozicionohet Albin Kurti karshi kësaj marrëveshje apo asaj marrëveshjeje por në qoftë se nuk e keni pse po merreni me to. Pse duhet ju të jeni përgjegjës, gardian i raporteve të zotit Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, le të merret bashkësia ndërkombëtare me të, ju adresoni kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët tanë, sepse po konsumoheni dhe zoti Kurti prapë do ta bëj një marrëveshje dhe në fund krejt ajo energji e juaja ka shkuar kot”, ka deklaruar Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.











