Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA ulet në Hënë pas gjysmë shekulli

23/02/2024 - 18:22
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
SHBA ulet në Hënë pas gjysmë shekulli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anija kozmike “Odysseus” është bërë i pari mjet hapësinor privat që ka rikthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 50 vitesh në Hënë.

E lëshuar nga kompania “Intuitive Machines” me bazë në Hjuston kjo anije ka hyrë në histori, pasi realizoi me sukses uljen në polin jugor të Hënës, një arritje vetëm e 5 shteteve deri tani.

Inxhinierëve iu desh të kapërcenin disa probleme deri në uljen e plotë. Orët përpara uljes ishin të tensionuara për shkak të dështimit të sistemit të navigimit me lazera. Ekipi i kontrollorëve vendosi të provonte një sistem eksperimental të NASA-s që nuk ishte përdorur më parë dhe mjetit hapësinor iu desh të bënte edhe një tjetër rrotullim përreth Hënës për të mundësuar këtë ndryshim të momentit të fundit.

NASA e përshëndeti uljen si një arritje të madhe. Një tjetër kompani rivale nuk arriti të bënte ulje në Hënë muajin e kaluar.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë paisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë Dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Operacioni i kompanisë Intuitive Machines është përpjekja më e fundit në një seri përpjekjesh nga shtete dhe kompani private. Japonia arriti një ulje në Hënë muajin e kaluar, duke iu bashkuar kështu uljeve të suksesshme nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga prania në sipërfaqen e Hënës në vitin 1972, pasi programi Apollo i NASA-s dërgoi 12 astronautë në sipërfaqen e Hënës. Një kompani nga Pitsburgu, Astrobotic Technology, bëri një përpjekje muajin e kaluar, por pësoi një rrjedhje karburanti që e detyroi anijen t’i drejtohej sërish atmosferës së Tokës ku edhe u dogj.

JU REKOMANDOJMË

Skandali që trondit Bagdadin: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë bastisjes

Skandali që trondit Bagdadin: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë bastisjes
30/06/2026 - 13:25

Gjatë një operacioni kundër korrupsionit në Irak, thuhet se në shtëpinë e deputetes Hind Al-Abbasi u sekuestruan 57 milionë dollarë në para të gatshme, 27 kilogramë ar të...

Më shumëDetails

Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë (VIDEO)

Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë (VIDEO)
26/06/2026 - 18:56

Ekipet e shpëtimit në Venezuelë kanë nxjerrë të gjallë një foshnjë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Autoritetet bëjnë të ditur...

Më shumëDetails

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tënd

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tënd
25/06/2026 - 22:50

Shohim jo rrallë herë, që ndërsa dalin me fëmijën në karrocë, kur është vapë, prindërit e mbulojnë atë me një mbulesë të lehtë dhe të hollë me qëllimin...

Më shumëDetails

Fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë

Fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë
25/06/2026 - 15:08

Fundjavë me temperatura afrikane në Zvicër, termometri ngjitet në 38°C Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën gjatë ditëve të fundit pritet të arrijë kulmin të shtunën,...

Më shumëDetails

Musk bie nga “froni” i trilionerit

Musk bie nga “froni” i trilionerit
25/06/2026 - 14:59

Klubi i trilionerëve është bosh. Elon Musk, I vetmi që u bë pjesë më pak se dy javë më parë, tashmë e ka humbur këtë status. Manjati i...

Më shumëDetails

Çka është “bllokimi i motit” që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?

Çka është “bllokimi i motit” që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?
25/06/2026 - 09:26

Një valë intensive e të nxehtit që ka përfshirë Evropën dhe që vetëm në Francë ka shkaktuar më shumë se 40 viktima është bërë e qëndrueshme dhe e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë