Policia e Kosovës po zhvillon sonte një aksion në veri kundër kultivimit të bimëve narkotike.
VeriuInfo mëson se ky aksion po zhvillohet në një fshat të Leposaviqit, ku është shkatërruar një laborator për kultivimin e kanabisit.
Siç shihet të foton e siguruar nga VeriuInfo, bimët e kanabisit kanë qenë të mbjella në vazo lulesh në këtë laborator dhe me ndriçim të përshtatur për rritjen e këtyre bimëve.

Në këtë aksion të suksesshëm i policisë është arrestuar një person, i cili është dërguar në paraburgim.
Ndryshe, muajve të fundit policia ka zhvilluar shumë aksione të suksesshme në veri kundër kultivuesve dhe dilerëve të substancave narkotike./VeriuInfo












