Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grabovci e quan inskenim “Pronton”: Dhashë dorëheqje, kjo ishte kultura e PDK-së

25/02/2024 - 11:09
në Kryesore, Lajme
A A
Grabovci e quan inskenim “Pronton”: Dhashë dorëheqje, kjo ishte kultura e PDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar se asnjëherë nuk është larguar nga politika, por vetëm ka pasur një pauzë për t’i dhënë drejtësisë mundësinë që të kryejë punën e saj. Grabovci rastin gjyqësor ndaj tij e quan propagandë dhe qëllimkeqe.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Grabovci ka folur për dështimin e rikthimit të Fatmir Limajt në PDK. Ndërsa për partinë e tij, shpreh pakënaqësi, duke e quajtur “të përgjumur”.

Ish-deputeti i PDK-së, thotë se me ngritjen e aktakuzës në rastin “Pronto” ka dhënë dorëheqje për të treguar “kulturën e partisë”. Thotë se ka dashur që t’i hapur rrugë drejtësisë që ta thotë fjalën e saj.

“Unë dua ta bëjë një ndarje, aktivitetin tim unë nuk e kufizoj vetëm në daljen time në media, komunikimin me mediat, se zakonisht njerëzit janë mësuar që të më shohin në media në vazhdimësi. Kohëve të fundit pas procesit që ka ndodh unë mendoj që kjo ka qenë kultura, edukata e PDK-së që përcaktimi i PDK me njerëzit të cilët ngritët ndonjë proces gjyqësor është mirë që të japin shembullin dhe mos t’i mbajnë pozitat për ta penguar drejtësinë”, thotë Grabovci.“Unë them me kënaqësi të madhe se momentin kur ka ndodh ky inskenim unë kam dhënë dorëheqje, i kam bërë thirrje drejtësisë që ta luaj rolin e vetë dhe fatbardhësisht ky epilog ka përfunduar siç e kam pritur edhe në fillim, sepse si në fillim unë jam deklaruar se absolutisht ato se çka thuhen kanë të bëjnë me propagandë, janë qëllimkëqija, megjithatë më i rëndësishëm se personaliteti im janë proceset dhe unë nuk kam dëshiruar t’i dëmtojë proceset dhe jam tërheq”.

Grabovci ka shprehur edhe pakënaqësinë ndaj lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e quan parti “të fjetur”. Thotë se PDK-ja ka ndryshuar historinë e saj të themelimit me të cilën ishte identifikuar më parë.

“PDK-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm është një subjekt me një traditë dhe me merita të jashtëzakonshme. E them me kënaqësi shumë të madhe dhe me krenari se lidershipi i PDK-së identifikohet me ndryshime të mëdha historike në të cilat ka kaluar vendi ynë, qoftë para luftës, gjatë luftës por edhe pas luftës. Realiteti ndryshon, andaj ne duhet të ndryshohemi të gjithë të përshtatemi me kohën me rrethanat por njëkohësisht t’i identifikojmë kërkesat e momentit dhe t’u përgjigjemi atyre kërkesave me mjete adekuate. Nëse më pyet a jam i pakënaqur, sepse mendoj se PDK ka potencial të jashtëzakonshëm të gatshëm, e kam quajt disa herë të fjetur që pret për t’u zgjuar për të marrë përgjegjësi, detyra dhe për t’i materializuar ato dhe të gjithë këto në shërbim të proceseve”, thotë tutje Grabovci.

Ndërsa për mundësinë që kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj t’i bashkohej PDK-së, Grabovci e quan proces të mbyllur.

“Zoti Limaj e ka bërë zgjidhjen e vetë unë nuk kam çka me e komentu më tepër”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë