Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahman Jasharaj i reagon Xhevdet Pozharit: “Unë për ty jam profesor, ti je nxënës i dobët”

13/04/2022 - 15:58
në Lajme
A A
Rrahman Jasharaj i reagon Xhevdet Pozharit: “Unë për ty jam profesor, ti je nxënës i dobët”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj i është përgjigjur analistit Xhevdet Pozhari që e quajti atë “sharlatan”,.

Jasharaj tha se nuk duhet e as nuk hiqet si i zoti asnjëherë.

Madje ai i tha Pozharit që për të është profesor e ai nxënës i dobët.

“Analist Pozhari një shpjegim tjetër për këtë fjalën”sharlatan” po thotë “njeri me dije të pakta dhe të cekëta,. As ky nuk jam unë sepse për sindikalizmin unë për ty jam profesor e ti nxënës i dobët. .Ti shihet se nuk di hiç gjë për sindikatat e as për SBASHK-un. Pozhar sindikata jonë është më e madhja në Kosovë dhe është anëtare e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe e Internacionales Botërore të Arsimi9t dhe gëzon respekt të lartë kudo”, thuhet në shkrimin e tij dedikuar analistit Pozhari.

Reagimi i plotë:

Nga punët dhe angazhimet e shumta më kishte ikur pa e vërejtur një postim të bartur në mediet e nderuara te analistit Xhevdet Pozhari, i cili duke u munduar të më fyente më kishte quajtur “sharlatan”. Mendova se ky i dashuruar në vetvete dhe në Qeveri, po më thotë kështu sepse nuk jam i bukur, se nuk i kushtoj kujdes veshjes dhe ecjes , por kur u konsultova me fjalorët për kuptimin e kësaj fjale duhet t’i them Pozharit se kjo fyerje nuk më takon mua sepse “sharlatan” , nga një shpjegim po thotë se i thotë atij që hiqet i zoti e i ditur, që shfrytëzon mirëbesimin ose padijen e të tjerëve.

Unë nuk fryhem, as nuk hiqem si i zoti, Unë nuk shfrytëzoj kurrë mirëbesimin e të tjerëve, por ruaj besimin që kanë anëtarësia në mua me çdo kusht e pavarësisht shpifjeve, fyerjeve e kërcënimeve të njerëzve që u ka humbur kriteri elementar i njerëzores dhe i virtyteve shqiptare.

Analist Pozhari një shpjegim tjetër për këtë fjalën”sharlatan” po thotë “njeri me dije të pakta dhe të cekëta,. As ky nuk jam unë sepse për sindikalizmin unë për ty jam profesor e ti nxënës i dobët. .Ti shihet se nuk di hiç gjë për sindikatat e as për SBASHK-un. Pozhar sindikata jonë është më e madhja në Kosovë dhe është anëtare e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe e Internacionales Botërore të Arsimi9t dhe gëzon respekt të lartë kudo. Në sindikatën tonë vendimet i sjellin Kongresi dhe organet tjera, në të cilat janë përfaqësuesit e tërë arsimit dhe të kulturës. Këto vendime janë në bazë të kërkesave të anëtarësisë dhe janë obligative. Mua më vlerësojnë dhe më kanë zgjedhur për të tretën herë delegatët e Kongresit sepse e mbaj fjalën dhe besën. Pra, nga kjo po i bije se ti je “sharlatani”.

“Nëse SBASHK-u organizon grevë dhe mësimdhënësit heshtin ne prindërit hiç nuk pretojmë me ja kallxue vendin një sharlatani”, je kërcënuar ti Pozhari. O “analist” po a e di ti se SBASHK-u janë vetë punëtorët e arsimit se SBASHK-u nuk është helikopter dhe vendoset sipas zërit të tyre. A e di ti ky kërcënim do të thotë se do të ma tregosh vendin që mund të jetë në burg, por s’i as edhe një mundësi se nuk kam bërë e as nuk do të bëj kurrë veprime që bien ndesh me ligjin apo mund të më dërgosh në varr, por , por pas një dite do të më bësh shok atje. Këtë mbaje mend ti dhe gjithë ata që për t’i hyrë në qejf Qeverisë duan të ma tregojnë vendin sepse në atë vend do të jeni pastaj bashkë me mua sepse më beso ka kush e plotëson këtë amanet timin.

Rrahman Jasharaj,

Kryetar i SBASHK-ut

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë