Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, paralajmëroi për nevojën për të ofruar më shumë ndihmë për Ukrainën dhe u zotua të mos “braktisë” aleatin evropian.
Duke folur pas kthimit nga një udhëtim në vendin e shkatërruar nga lufta, ai tha se ky vit është një “moment vendimtar në historinë e botës”.
Ai shtoi se një humbje e Ukrainës ndaj Rusisë do të ishte gjithashtu “shkatërruese në pasoja për SHBA-në”.“Kjo është një pikë kthese, një pikë kthese për aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të projektuar veten – forcat tona, fuqitë tona, aftësitë tona – në botë.
Kur shkuam atje, i thamë popullit ukrainas: Amerika nuk do t’ju braktisë”, tha Schumer, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.












