Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi në Zvicër: Politikanët dhe Qeveritë e papërgjegjshme janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

26/02/2024 - 13:46
në Lajme
A A
Krasniqi në Zvicër: Politikanët dhe Qeveritë e papërgjegjshme janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me shumë zyrtarë tjerë të partisë, kanë marrë pjesë në shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Aargau, që u organizua nga Dega e PDK-së në Zvicër.

Gjatë këtij manifestimi, Kryetari Krasniqi tha se mërgimtarët janë shtylla e kombit dhe e shtetit tonë, edhe pse të shpërndarë në mbarë globin.

“Edhe pse larg atdheut, ju keni sakrifikuar gjithçka për të mbajtur gjallë ëndrrën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Sot, unë qëndrojë me krenari përkrah emigrantëve tonë të suksesshëm në çdo cep të botës – individëve që i kanë sjellë nder dhe lavdi emrit të Kosovës dhe kombit shqiptar përmes punës se paepur dhe suksesit maksimal. Të gjithë, pa përjashtim, me mburrje thonë se janë nga Kosova: nga Granit e Taulant Xhaka, Xherdan Shaqiri e deri te Dua Lipa dhe Rita Ora. Kjo është krenari dhe këtë askush nuk mund të na e marrë”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Më tej, ai ka shtuar se mërgimtarët janë katalizatori i secilit zhvillim të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Dhe, si të tillë, ata janë pjesë përbërse, e pandashme dhe tejet e nevojshme edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Prandaj, përfshirja e juaj në jetën politike dhe kontributi juaj i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm. Unë që sot dëshiroj të ju them se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që priten të mbahen këtë vit, PDK jo vetëm që do të kandidojë përfaqësues të degëve tona nga mërgata, duke filluar këtu nga Zvicrra, por jam i bindur se edhe do të kemi përfaqësuesit tuaj si deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

“Sepse Kosova ka nevojë për ju. Dhe ne jemi mirënjohës për punën tuaj të madhe”, tha ai.

Në këtë përvjetor të pavarësisë, Kryetari Krasniqi përmendi edhe mungesën e madhe të burrë shtetasve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokëve të tyre.

“Nuk është e plotë, sepse në festën tonë po mungojnë ata që do duhej të ishin në ballë të shënimit të kësaj dite – çlirimtarët e vendit tonë, më meritorët e shtetit tonë, shpallësi i pavarësisë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokët e tyre. Po mungojnë, padrejtësisht, ata të cilët një jetë ia kushtuan luftës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim të Kosovës. Prandaj, nga këtu, nga ky tubim madhështor, edhe sot u dërgojmë përshëndetjet tona më të ndjera heronjve tanë në Hagë, të cilët me guxim dhe vendosmëri po zhvillojnë betejën e fundit për të dëshmuar pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së popullit tonë për liri”, tha Kryetari Krasniqi.

Lideri i PDK-së shtoi se së bashku duhet të festojmë jo vetëm triumfet e së kaluarës sonë, por edhe duhet përballemi me realitetet e zymta që e përcaktojnë të tashmen tonë.

“Kosova jonë e dashur, vendi ynë i shpresës dhe i lirisë, e gjen veten të zhytur në thellësitë e dëshpërimit, e prangosur nga zinxhirët e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së një Qeverie të korruptuar në shpirt dhe pa ideale kombëtare. Qeveria jonë, e ngarkuar me detyrën e shenjtë për t’i shërbyer interesave të popullit, ka dështuar mjerisht. Nëpërmjet veprimeve të saj, ajo ka vënë në rrezik edhe marrëdhëniet tona të fituara me vështirësi me aleatët tanë ndërkombëtarë, duke na lënë të izoluar në skenën botërore”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Kryetari Krasniqi tha se pasojat e veprimeve të kësaj Qeverie shtrihen shumë përtej sferës së diplomacisë.

“Ata po u shkaktojnë vuajtje të panumërta qytetarëve tanë, duke rrënuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, kulturën, mjedisin dhe cilindo sektor tjetër. Më shumë se tri vite në pushtet, asnjë projekt serioz dhe i madh për vendin tonë nuk është realizuar nga kjo Qeveri. Fatkeqësisht, sot, Kosova dhe qytetarët e saj janë në dëshpërim”, tha Kryetari Krasniqi.

Megjithatë, ai shtoi se është detyrë e jona, si Parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, që ta nxjerrim vendin tonë nga kjo gjendje.

“Përballë këtij degradimi, ne nuk duhet të humbasim shpresën – ashtu siç nuk e kemi humbur as para luftës dhe as pas saj. Edhe në orën tonë më të errët, mbetet një fije besimi që premton një të nesërme më të mirë. Sepse, Kosovën e presin ditë më të mira – për këtë jam i sigurt. Por, nuk mjafton thjesht të shpresojmë për ndryshim; ne duhet të punojmë në mënyrë aktive për ta realizuar atë. Është detyrë e çdo qytetari, brenda dhe jashtë vendit, të kërkojë llogari, të përpiqet për prosperitet dhe të punojë pa u lodhur për të ardhmen e vendit tonë. Së bashku, nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë që sakrificat e të parëve tanë të shkojnë dëm. Politikanët dhe Qeveritë e papërgjegjshme janë të përkohshme – por, Kosova jonë është e përjetshme”, përfundoi Kryetari Krasniqi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.

Xhaka tregoi se prej që është organizuar shtrirja e PDK-së nëpër kantonet zvicerane, me mijëra bashkëatdhetarë i janë bashkuar vizionit të PDK-së.

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër tha se puna drejt rritjes dhe fuqizimit të PDK-së do të vazhdojë me përkushtim gjatë gjithë kohës, andaj edhe i ftoi të gjithë mërgimtarët që të bëhen pjesë e rrugëtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi një mijë mërgimtarë, nga të gjitha sferat, përfshirë edhe zyrtarë të të gjitha niveleve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të pranishmit i përshëndetën me një fjalë edhe deputeti Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, si dhe Arbnora Salhiu, Kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë