Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-zv/guvernatori: Ismaili s’është dashur të shkojë në Bruksel, Qeveria bëri gabim të madh sepse dinari u hoq në 2002-ten

27/02/2024 - 15:01
në Lajme
A A
Ish-zv/guvernatori: Ismaili s’është dashur të shkojë në Bruksel, Qeveria bëri gabim të madh sepse dinari u hoq në 2002-ten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Serbia sot kanë zhvilluar një takim në Bruksel.

Të dyja palët i ka mbledhur i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Takimi ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të dinarit serb.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Ky vendim, sipas BE-së, ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia.

Por, për dallim nga herët e tjera Kosova në Bruksel, përfaqësohet nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Derisa, Serbia në takim ka dërguar kryenegociatorin serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

Por, shkuarjen e guvernatorit Ismaili në Bruksel, po e kritikon ish-zv/guvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi.

Ai, thotë se guvernatori Ahmet Ismaili nuk është dashtë të implikohet fare në këtë çështje, pasi që dinari tashmë është bërë temë politike.

“Për mendimin tim guvernatori nuk është figurë politike dhe nuk ka asnjë kredibilitet me fol, e nuk është as në nivelin e të biseduarit me anën politike me të cilën përfaqësohet Serbia. Është tërësisht jonormale, nuk duhet guvernatori me u impliku me palën politike, pra ky është gabim i rëndë. Qeveria nuk është dashtë me u përzi në këtë çështje, pra Qeveria thotë se ne do ta bëjmë planin se si do ta impementojmë, nuk implementon Qeveria politika financiare-monetare”, është shprehur Gashi.

Ai, pohon se e arsyeshme do të ishte vetëm nëse Banka Qendrore e Kosovës diskuton me Bankën e Serbisë.

Sipas tij, pasi kjo temë ka kaluar në çështje politike, në takimin e Brukselit duhej të shkonin ata që kanë deklaruar që dinari nga 1 shkurti nuk vlen, pra përfaqësuesit e Qeverisë.

“Banka Qendrore e Kosovës me diskutu me Bankën Qendrore të Serbisë është e arsyeshme, por më fol me një njeri të qeverisë së tyre guvernatori, për mua është e panevojshme me shti guvernatorin në këto lojëra. Çka do ta flas guvernatori për çështje teknike, pasi këtë e kanë kthyer në çështje politike dhe nëse e kanë përzi kështu këtë situatë duhet me shku vet, pra le të shkon ai që ka thënë që dinari nuk vlen që nga 1 shkurti. Pra, po them edhe njëherë që guvernatorin nuk është dashtë me impliku në këtë situatë. Guvernatori nuk është figurë politike, e ai njeri i Serbisë që është atje është politik s’ka lidhje ai me këtë punë hiq, nuk e di çfarë diskutimi ka me bë ai, nuk po mundem me kuptu”, shtoi Gashi, për Front Online.

Ish-zv/guvernatori Gashi: Çështja e dinarit s’është dashur të bëhet pjesë e dialogut

Ish-zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi ka deklaruar se çështja e dinarit nuk është dashtë të bëhet pjesë e dialogut.

Ai, thotë se ky është gabim i rëndë i Qeverisë, derisa shton se dinari është hjek nga përdorimi që nga viti 2002.

“Së pari nuk ish dashtë të vihet deri te çështja e dialogimit. Këto janë gabime të rënda të cilat i ka bë Qeveria me deklarime të panevojshme me pompozit se po hiqet dinari, kur dinari është hjek në 2002 dhe askush nuk ka reaguar dhe as nuk ka fol. Këta, janë dal me asi deklarata kanë bërë panik tek popullata e veriut dhe tek të tjerët dhe këto kanë sjellë që të vihet në dialog një çështje e cila u mbyll në vitin 1999 dhe sidomos në vitin 2002. Janë çështje që na kthejnë mbrapa, pra është një çështje për të cilën nuk duhet të dialogohet askund, mirëpo kur lyp taksirat atëherë të vjen sherri të dera”, është shprehur Gashi.

Ish-zv.guvernatori Gashi, po thotë se diskutimi për dinarin në Bruksel është rrezik i madh.

“Dalja me deklaratë se prej 1 shkurti nuk ka më dinar ky është gabim i rëndë dhe tash të diskutohet në Bruksel është rrezik i madh. Unë nuk e di se çka do të diskutojnë kur ligjet e Kosovës janë paraparë për çështje të brendshme, rregullimit të brendshëm me qu veten në Bruksel për mua është një gjë e paparashikueshme për diçka që nuk ka nevojë me shku atje”, ka shtuar ai.

Por, se çka pret nga takimi Gashi, thotë se mbetet të shihet.

“Tash se çka del prej atij takimi, nuk besoj që del diçka mirë, nuk ma merr mendja, por të presim dhe të shohim. Me shku në Këshill të Sigurimit për dinarin, me shku në Bruksel për dinarin është anomali në këtë kohë pas 20 vjetëve ku temat duhet me qenë të mbyllura nuk mundem me i kuptu”, ka thënë Gashi.

Gashi: Çështja e dinarit s’është dashur të kthehet në çështje politike

Çështja e dinarit nuk është dashur të kthehet në çështje politike.

Kështu, po thotë ish-zv.guvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi.

Kurse, kur është pyetur se a duhet të tërhiqet Kosova nga ky vendim, pasi presioni i ndërkombëtareve po është i madh, Gashi, ka dhënë këtë përgjigje.

“Nuk ka nevojë as me u tërhjek, as me bë të madhe, ka pas nevojë me implementu ligjin. Por, ti e ke sjellë në anën politike, mos ta kishe sjellë në anën politike kjo kish vazhdu, pasi që kjo rregullore ka ekzistu edhe në vitin 2016 me përmirësimet e veta të cilat i kanë bërë .Mirëpo të hiqet dinari dhe të flitet në atë mënyrë pompoze-politike është gabim i rëndë dhe këtu është problemi, nuk është problemi a po tërhiqemi ne, nuk ka këtu me u tërhjek as mos me u tërhjek, këtu ka me u implementu ligji”, ka thënë ai.

Bislimi javën e kaluar e kritikoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, për vendosjen e kësaj teme në agjendë të takimeve në Bruksel, pa pajtimin paraprak të Kosovës. Sipas kryenegociatorit kosovar, Lajçak në këtë mënyrë shkeli parimet e dialogut të vendosura vet ai, sipas të cilave, asnjë temë nuk mund të vendoset në rend dite pa pajtimin paraprak të Kosovës dhe Serbisë.

Por, nga BE-ja janë përgjigjur se blloku angazhohen për të gjetur një zgjidhje për problemin, që sipas Brukselit, e ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin i cili ka pasoja të drejtpërdrejta nga ky vendim”.

Sipas BE-së, dialogu është forumi ku duhet të gjendet zgjidhja për të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe këtë e kanë thënë edhe vendet anëtare, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë