Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pranuar sot një letër-falënderimi nga Drejtoresha e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.
Këtë mirënjohje për Idrizin në emër të Drejtoreshës Mikullovci e ndau togeri Shaban Salihu, zëvendëskomandant në Stacionin Policor në Vushtrri.
Njoftimi i plotë:
I nderuar që sot pranova Letër Falënderimi në emër të drejtoreshës Rajonale të Policisë-Mitrovicë Jug, kolonel Afërdita Mikullovci, nga zëvendëskomandanti i Policisë në Vushtrri, togeri Shaban Salihu, që bashkërisht kemi një bashkëpunim të shkëlqyer për sigurinë e qytetarëve.
Bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që qytetarëve të ju ofrojmë siguri të plotë.
Faleminderit për vlerësimin dhe bashkëpunimin












