Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmëron shoqëria civile: Mund të ketë masa të reja ndaj Kosovës!

29/02/2024 - 13:35
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmëron shoqëria civile: Mund të ketë masa të reja ndaj Kosovës!

Untitled design - 1

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pranvera e vitit 2023 u shoqërua me tensione në veri të vendit.

Pavarësisht thirrjeve të Komunitetit Ndërkombëtar për deeskalim, situata e tensionuar vazhdoi, çka solli edhe vendosjen e masave nga BE-ja ndaj Kosovës me 28 qershor.

Por megjithëse kanë kaluar tetë muaj nga vendosja e tyre dhe Kosova ka bërë hapa për shtensionim, masat ende vazhdojnë të jenë në fuqi.

Po pse spo hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, Visar Ymeri.

Ymeri tha se pavarësisht se Kosova ka bërë hapa për shtensionim, sipas tij, vendi ynë nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat.

Sipas Ymerit, shtensionimi, ndërlidhet me gadishmërinë e Kosovës për të bërë hapa drejt zbatimit të marrëveshjeve që dalin nga dialogu, veçanarisht themelimi i Asociacionit.

“Hapat për shtension që janë kërkuar nga BE kanë qenë jashtëzakonisht të qarta dhe të definuara saktë. Është e vërtetë që Kosova ka bërë disa lëvizje drejt tyre por nuk i ka plotësuar të gjitha. Megjithatë mendoj që pas sulmit invaziv terrorist të Serbisë në Banjskë sanksionimi i Kosovës si palë që po e rrezikon sigurinë e paqen bëhet më vështirë i kuptueshëm. Por përpjekjen drejt shtensionimit nuk duhet ta kuptojmë vetëm si të reduktuar në disa hapa konkret, por më shumë në kuptimin e gjerë të frymës e marrëdhënies që ndërtohet me komunitetin serb në këtë rast dhe me një vistër të gjerë qasjesh e politikash që i aplikon qeveria e Kosovës. Po ashtu shtensionimi ndërlidhet me gadishmërinë e Kosovës për të bërë hapa drejt zbatimit të marrëveshjeve që dalin nga dialogu e veçanërisht themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili shihet si rezultati përfundimtar i dialogut për sa i përket obligimeve që ka Kosova” tha Ymeri për “Gazeta Blic”

Ai tha se veprimet që merren nga Kosova dhe që rrezikojnë ngritjen e tensioneve, do të përdoren si arsye për mos-heqjen e masave e rrezikojnë të bëhen arsye për shtimin e masave të reja

“Në këtë drejtim vendimet e veprimet që ndërmerren nga institucionet e Kosovës te cilat rrezikojnë ngritjen e tensioneve dhe zvarritjen e zbatimit të marrëvëshjes do të përdoren si arsye për mos heqjen e masave e rrezikojnë të bëhen arsye për shtimin e masave të reja” deklaroi Ymeri.

E drejtori ekzekutiv i organizatës Çohu, Arton Demahasaj, tha se që nga fillimi masat u vendosën padrejtësisht.

Ai potencoi se nga “Marrëveshja e Bratisllavës” është shtuar edhe një kërkesë për heqjen e tyre siç është fillimi i procedurave për themelimin e Asociacionit.

“Unë mendoj se fillimisht edhe masat kur janë vendos nga ana e Bashkimit Evropian janë vendos padrejtësisht ndaj Kosovës për shkak se janë marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës për faktin se nuk po merr veprime për me shtensionu situatën në veri. Nga ana tjetër nuk u morën masa ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Nëse flasim për heqjen e atyre masave, Bashkimi Evropian, e ka bërë të qartë që masat nuk hiqen vetëm në bazë të kritereve që janë përcaktu në “Marrëveshjen e Bratisllavës”, pra është thënë që tani është shtuar edhe një kërkesë tjetër nga ana e BE-së, për me heq masat, që është fillimi i procedurave të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për aq kohë sa ata i kanë vendosur këto kritere për me shku në drejtim të heqjes së masave nuk mendoj se kanë për t’i hequr për aq kohë sa nuk realizohen kërkesat që ata i kanë vendos” deklaroi Demhasaj për “Gazeta Blic”.

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari, tha se pavarësisht se Kosova i ka bërë disa hapa drejt shtensionimit të situatës në veri, të njëjtit kanë bërë edhe hapa që janë në kundërshtim me kërkesat e aleatëve.

Jashari tha se ato do të vazhdojnë të mbesin në fuqi përderisa kjo qeveri krijon kriza dhe drama të panevojshme.

“Kosova i ka bërë disa hapa drejt shtensionimit, por ka bërë edhe disa tjera që kanë qenë në kundërshitm me kërkesat e aleatëve. Prandaj, masat mbesin në fuqi duke qenë se kjo qeveri vazhdimisht ka krijuar drama e kriza të panevojshme dhe ka marr barrën e fajit për mos përparim në dialog edhe kur nuk ka pasur përgjegjësi”

“Sjelljet populliste, i dhanë alibi Serbisë të kaloj në heshtje edhe rastin e Banjskes duke nxjerrë tema të pa rëndësishme për këtë fazë, siç ishte rasti i përdorimit të “Dinarit”. Po ashtu refuzuesve serb të shtetit të Kosovës, ua dha mundësinë të shihen si viktima edhe pse ne e dimë që nuk janë.Heqja e masave ka të bëjë me sjelljën e kësaj qeverie, me veprimet befasuese për aletaët!! Kjo qeveri duhet të ndryshoj qasje ndaj aleatëve, pastaj hiqen masat” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.

Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 etj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë