Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktivitetet në New York për përvjetorin e pavarësisë, merr pjesë edhe kongresmenia Cortez

29/02/2024 - 17:12
në Kryesore, Lajme
A A
Aktivitetet në New York për përvjetorin e pavarësisë, merr pjesë edhe kongresmenia Cortez
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkia në New York të hënën në Dhomat e Këshillit ka mbajtur aktivitete dedikuar për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit dhe organizator, mbajti fjalën kryesore gjatë të cilës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, partnerëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërpresin menjëherë të gjitha veprimet e Serbisë që minojnë Kosovën dhe Ballkanin.

“Në këtë 16-vjetor, na kujtohen pengesat dhe sfidat me të cilat është përballur Kosova për të dalë nga lufta si një vend i ri i themeluar në luftën e shqiptarëve për liri. Kjo është një pavarësi që nuk u fitua, por u pagua me dekada gjak, djersë dhe lot”, tha Gjonaj.

Ndërkaq e ftuara speciale e ngjarjes, kongresmenia Alexandra Ocasio-Cortez bëri thirrje për t’i dhënë fund mosndëshkimit për dhunuesit serbë në mënyrë që ata të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit, pasi ajo është bashkë-hartuese e Rezolutës 36.

“Sot  në këtë përvjetor të gjashtëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës me krenari pohoj se bashkë-hartuese e Rezolutës 36 e cila kërkon ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë. Jam shumë krenare që  e paraqes këtë rezolutë dhe do të luftoj që kjo rezolutë të kaloj në të dy dhomat. Si përfaqësuese e një zone që ka një numër shumë të madh të komuniteti shqiptar dua t’ju siguroj që drejtësia do të vendoset për të gjithë njerëzit e komunitetit tonë.  Përtej këtij kremtimi të Pavarësisë duhet të jemi të qartë për padrejtësie që i kanë ndodhur dhe për padrejtësitë që po i ndodhin Kosovës. Sulmet seksuale ndaj grave të pafajshme dhe njerëzve, vdekjet dhe shkatërrimet dhe dhuna që është ushtruar. Janë mbi 25 mijë gra që janë dhunuar seksualisht dhe vetëm pak raste janë ndjekur ligjërisht. Kjo është e papranueshme. Të përdorësh përdhunimin si armë lufte është një krim lufte. Dhe shumë të rinj që vuajtën dhunën dhe pësuan trauma.  15 % e viktimave të luftës së Kosovës ishin nën 18 vjeç. Dëshiroj të shpreh nderim për jetët e humbura të tre vëllezërve Bytyçi. Tre shtetas amerikanë me një të ardhme të ndritur përpara, të tre të vrarë por ende s’ka drejtësi për ta dhe familjen e tyre. Dhimbja dhe trauma e kësaj periudhe nuk mund të harrohet. Edhe sot pas 16 vitesh provokimet vazhdojnë”, tha Cortez.

Ndërkaq të martën, Gjonaj ka falënderuar kongresmenen Alexandra Ocasio- Cortez që njoftoi se është bashkëhartuese e rezolutës 36.

“Falenderim i veçantë për Alexandria Ocasio Cortez që njoftoi bashkimin e H. Kon.Res 36 në Kongresin amerikan, në emër të Vasfije Krasniqi Goodman dhe 20,000 të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë