Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

29/02/2024 - 21:14
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit.

Derisa, për të dyshuarit Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri nuk ka pasur kërkesë për vazhdim apo ndryshim mase, andaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Kështu tha për Klankosova.tv , ​​​​​​​​​Marcel Lekaj, udhëheqës i zyrës për informim dhe komunikim me media në këtë gjykatë.

Basha, Istrefi, Cakolli dhe Baraku, do të jenë në paraburgim deri më 30 prill 2024.

“Ju njoftojmë si në vijim: Të pandehurve: Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli të dyshuar për veprën penale Grabitja, dhe Trim Baraku i dyshuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me datë 28.02.2024, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrë AKTVENDIM dhe ka vazhduar masën e paraburgimit deri më datë 30.04.2024. Pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit, dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit së masës së paraburgimit është e bazuar”, tha Lekaj.

Lekaj theksoi se gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve të cilëve iu vazhdua paraburgimit, ekziston rreziku i arratisjes, sepse edhe pas kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale të njëjtit kanë qenë në arrati deri në ditën e arrestimit përmes Policisë së Kosovës.

“Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në zhvillim e sipër, ashtu që në pyetje do të merren dëshmitarët që ende nuk janë dëgjuar, dhe do të mblidhen edhe prova të tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, nëse të pandehurit lihen në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë, me çka do të pengojnë fazën hetimore. Gjithashtu me rastin e vazhdimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se të pandehurit edhe në të kaluarën janë të evidentuar si kryerës të veprave penale të ngjashme me aktgjykime të plotfuqishme, andaj me lënien në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të ngjashme andaj është vlerësimi i Gjykatës se vazhdim i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”, theksoi ai për Klankosova.tv

Kurse, për të dyshuarit Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka pranuar kërkesë për vazhdim apo zëvendësim të masës.

“Për të pandehurit Albin Beqiri, dhe Fatmir Tahiri të dyshuar për veprën penale: dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes nga neni 317 par. 4 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 33 të KP-së, sipas vendimit të Gjyqtares së procedures paraprake të datës 22.12.2023, dy (2) të dyshuarve iu ishte vazhduar paraburgimit deri me datë 25.02.2024, kurse deri në skadimin e datës së vazhdimit të paraburgimit, Gjyqtarja e procedures paraprake nuk ka pranuar kërkesë për vazhdim apo zëvendësim të masës që nënkupton që të njëjti janë liruar në procedurë të rregullt pas kësaj date, derisa ende vazhdon procedura paraprake/hetimore”, shtoi Lekaj.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Atë ditë, një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë